Rihana hedh në gjyq babain e saj, por gjyqi shtyhet nga koronavirusi

Në letrat juridike të marra së pari nga The Blast, këngëtarja Rihanna Fenty, pretendon se Ronald Fenty babai saj po kërkon të përfitojë nga fama e saj, dhe se së bashku me një partner biznesi, Moses Perkins, ai ka bërë kërkesë të biznesit duke vepruar në mënyrë të rreme si agjent i saj.këngëtarja i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi për babanë e saj në përdormimin e emrit ‘Fenty’,  gjithashtu  kërkoi një sasi të papërcaktuar dëmshpërblimi.

Marrdhënia e Rihannas me babanë e saj nuk është  e mirë pasi vet këngëtarja ka treguar se i ati i keqtrajtonte maman e saj. Ronald Fenty  ka luftuar me varësinë ndaj alkoolit dhe këngëtarja i ka thënë Oprah se si fëmijë ajo ishte dëshmitare e babait për abuzimin fizik të nënës së saj