18 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 898.
Të infektuarit janë 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Ndërkohë janë shëruar 6 qytetarë.
Betejën me sëmundjen e kanë humbur 31 qytetarë deri më tani.
Me lirimin e masave në zonat e gjelbra, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që qytetarët të ruajnë distancimin social dhe të respektojnë higjienën personale.