A sollën mbylljen e Rtv Ora, 9 pyetjet e Sonila Meços për Edi Ramën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e Rtv Ora për shkak se nuk ka respektuar rregullimin për të mos patur më shumë se dy persona në studio, ka shkaktuar shumë reagime në Shqipëri. Nga Presidenti i Republikës te gazetarë të ndryshëm kanë reaguar kundër vendimit dhe kërkojnë që autoritetet të tërhiqen nga përpjekja për ndërprerjen e sinjalit televiziv.

Ndërkohë që moderatori Adi Krasta ka lënë të kuptohet se vendimi i ISHSH-së ka ardhur për shkak të 9 pyetjeve që gazetarja Sonila Meço i adresoi publikisht kryeministrit Edi Rama gjatë emisionit “Tempora”.

Vetë Meço i ka publikuar një ditë më parë këto pyetje në profilin e saj në ‘Facebook’. Ndërkohë që sot u dha njoftimi se gazetarja ishte gjobitur me 1 milion lekë gjobë për shkak se ftoi dy persona njëkohësisht në studio.

Reagimi i Sonila Meços

Në mungesë të një përgjigjeje për ftesën në studio, pas përsëritjes së ftesës publike në program, nga pamundësia e hapjes së linkut të programit nëpërmjet Facebook-ut, Tempora i dërgoi këto pyetje kryeministrit:

1. Pse vijon mbajtja e fashave orare pa një shpjegim shkencor dhe kush ka bërë propozimin për mbajtjen e orës 17.30 si kufirin e lirisë edhe pas hapjes së ekonomisë?

2. Përse nuk merren masa të diferencuara për lëvizjen e kategorive më riskore dhe pse nuk lejohet shëtitja në respektim të distancës fizike pas orës 17.30 për të lehtësuar imunitetin e dobësuar nga qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë?

3. Nëse bizneset hapen, por kjo hapje nuk përkon me mundësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve, lind dyshimi për efikasitetin e masës dhe qëllimin e fshehur se hapja e bizneseve ndërsa njerëzit rrinë mbyllur bëhet për t’i privuar ato nga ndihma financiare e shtetit. Pse mbahet kjo masë?

Lexo edhe :  Rama i ulet në gjunjë Melonit, mediat italiane: E ka kthyer në ritual

4. Pse nuk publikohet lista e plotë e personave që kanë përfituar pagën e luftës dhe sa para ka shpërndarë shteti për punojësit e bizneseve të mbyllura për shkak të pandemisë?

6. Pse “paga e luftës” destinohet vetëm për subjektet e mbyllura me urdhër nga qeveria, kur edhe ato që mbetën të hapura me urdhër kanë mbyllur aktivitetin për shkak të zinxhirit ekonomik, si furnitorë, apo nga mungesa e klientëve?

7. Pse fondi I garancisë sovrane duhet të përdoret me urdhër qeverie nga bizneset vetëm për pagat e punonjësve dhe jo për ruajtjen e qarkullimit dhe aktivitetit, për të mbrojtur rentabilitetin e ekonomisë?

8. Nëse sipas jush Shqipëria ka marrë masat më të forta shtrënguese, por efikase për parandalimin e përhapjes së covid-19, atëherë përse ka ofruar paketën më të vogël financiare krahasuar me vendet e rajonit, sic sugjeron lista e FMN-se?

9. Përse vajtja në plazhe në kushtet e rritjes së temperaturave duhet të kushtëzohet si lëvizja në zona të mbyllura dhe cili është plani I Shqiperisë për hapjen e turizmit, kur vendet e rajonit rrotull nesh tashmë e kanë shpallur prioritet të rëndësishëm?

10. Ndërsa studiot televizive të programeve të njohura në vende të ndryshme të botës, ku situata e pandemisë rezultoi shumë më e rëndë se në Shqipëri janë hapur, pse vijojnë të mbyllura në Shqipëri dhe cili është argumentimi shkencor për këtë?

Të fundit

Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Në vitin 2025, një formë e re e turizmit po përhapet mes të rinjve: pushimet me influencues. Ky trend po...

Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në ShqipëriBe

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u...

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump. Biskotat...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Lajme të tjera

Web TV