“Guns ‘N Roses” shuplakë për Donald Trump

Guns ‘N Roses satirizojnë presidentin amerikan Donald Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë koronavirus teksa nxjerrin në shitje një bluzë ku shkruhet: Jeto dhe vdis me Covid-19.

Grupi i famshëm i muzikës rrok e publikuan këtë bluzë me logon dedikuar Trump në rrjetet sociale ndërsa e nxorrën në shitje. Një T-shirt e tillë kushton 25$ dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për fondacionin MusiCare, për ndihmë në luftën kundër koronavirusit.

Akuzat nisën publikisht pak javë më parë kur Donald Trump vizitoi një fabrikë ku prodhoheshin maska në Arizona dhe ai vetë nuk e kish vënë një të tillë.

Kur Trump ishte në fabrikë, punonjësit vunë një nga këngët e famshme të Guns ‘N Roses “Live and Let Die”. Muzika ishte aq e lartë sa të tjerët e patën të pamundur të dëgjonin fjalët e zotit Trump.