“Kosova s’është më Serbi, mësohuni me këtë!” Kaliniç i pagoi fjalët me botërorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ASNN – “Kosova nuk është më Serbi dhe serbët duhet të mësohen me këtë fakt dhe të bëjnë përpara.” Këto deklarata të forta nuk kanë ardhur nga një politikan apo historian, por nga një sportist i përfaqësueses së Serbisë. Basketbollisti i skuadrës turke të Fenerbahçes, Nikola Kaliniç, i ka bërë këto deklarata në një intervistë të gjatë për mediat serbe në fund të janarit të vitit të shkuar. Basketbollisti i skuadrës turke të Fenerbahçes dhe i përfaqësueses së Serbisë, kishte bërë bujë vitin e kaluar kur kishte pranuar realitetin sa i takon Kosovës. Kishte shumë reagime ndaj deklaratave të tij, ndërsa kritikat ishin të shumta nga opinioni në Serbi.

“Që kur kam ardhur në moshë madhore dhe jam bërë i vetëdijshëm, kam dëgjuar vetëm për probleme dhe shqetësime rreth Kosovës, –  pati  deklaruar ai. – Jam i vetëdijshëm se dikush do të më urrejë, por është koha që dikush ta thotë publikisht. Hajdeni ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çka mundemi dhe të vazhdojmë tutje”. Më tej, Kaliniçi ka qenë edhe më i ashpër, duke theksuar: “Lufta e Kosovës ka ndodhur para më shumë se 600 vjetësh, ndërsa ka shumë dekada që ajo nuk është territor “yni”, le të më korrigjojnë më të vjetrit dhe më të mençurit, nëse gaboj.”

“Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më parë të mësohemi me këtë dhe të vazhdojmë përpara, aq më mirë do ta kemi, – pati vijuar ai. – Nuk jemi popull qiellor, madje nuk kemi qenë kurrë, kemi pasur momente të shkëlqyera në të kaluarën, por duhet të pajtohemi me faktin se tani jemi pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’ju thotë të huajve prej nga është dhe çka është, do të përjetojë një tronditje, jam i sigurt. Unë e kam përjetuar. Kohë më parë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Gjermanisë dhe Francës.”

Lexo edhe :  Trajneri i Seria A përfundon në spital, nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore

“E para ishte në vitin 1963, pra pas 18 vjetësh të gjithë asaj që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 18 vjet nga krimet dhe viktimat, e kanë kuptuar se duhet të punojnë bashkë, dhe shihni se ku janë tani? E ne edhe më tej flasim për luftën e Kosovës dhe kush e di për çfarë…”, – pati përfunduar basketbollisti i Fenerbahçes dhe përfaqësueses së Serbisë, Nikola Kaliniç. Këtë javë, ai ka folur sërish për ato deklarata dhe ai ka përshtypjes se ka qenë pikërisht prej qëndrimeve publike të tij që ai mbeti jashtë Botërorit të vitit të shkuar në Kinë.

28-vjeçari Kaliniç është nga Subotica, ndërsa luan me sukses për Fenerbahçen në Turqi, që prej vitit 2015, aty ku edhe vlerësohet lart. Faqja serbe në Internet, “b92.net” ka shkruar tani se është spekuluar se qëndrimet e Kaliniçit ndaj Kosovës janë arsyeja që ai nuk ishte në veprimtarinë e vitit të kaluar. “Kjo është pyetje për atë që ka bërë ekipin, – ka thënë basketbollisti. – Ndoshta ka ndikuar, ndoshta jo. Nuk isha i zemëruar, por i shqetësuar që askush nuk më ka thënë të paktën një ditë më herët. Kam qenë 5 vjet në ekipin përfaqësues. Nuk është ndonjë mëkat që mos të marr ftesë për mnë Botëror, por të paktën kam merituar një shpjegim. Nuk kam problem që të ftohet dikush tjetër.”/Fjala

Burimi: B92

Të fundit

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit...

Lajme të tjera

Web TV