Teatri Kombëtar/ Manjani-SPAK: Hiqe nga duart e atyre që duan të bëjnë krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani i ka sugjeruar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar që të nisë hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke sekuestruar dokumente zyrtare si dhe ato të truallit e godinës, nga të cilat më pas shkohet tek autorët e veprave penale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shprehet se për të ndaluar ardhjen “e pasojave të mëtejshme kriminale duhet ta bllokojë për llogari të hetimit atë aset publik”.

“Nëse SPAK do të tregojë se është gjallë duhet ta bëjë këtë gjë. Tua heqë nga dora objektin “të dyshuarve të arsyeshëm” që duan të bëjnë krim me të“, -thotë ish- ministri i Drejtësisë.

Postimi i plotë i Ylli Manjani

Nëse vërtetë SPAK ka vendosur të hetojë për skandalin kompleks të Teatrit Kombëtar, qoftë dhe pa autor siç thonë lajmet, le të fillojë me sekuestrimin e dokumenteve zyrtare si dhe të truallit e godinës së Teatrit.

Nga provat dokumentare e materiale shkohet tek autorët e veprave penale. Si metodologji do ishte shumë korrekte.

Ndërkohë edhe për ndaluar ardhjen e pasojave të mëtejshme kriminale duhet ta bllokojë për llogari të hetimit atë aset publik.

Nëse SPAK do të tregojë se është gjallë duhet ta bëjë këtë gjë. Tua heqë nga dora objektin “të dyshuarve të arsyeshëm” që duan të bëjnë krim me të.

Ta bllokojnë si fillim ardhjen e mëtejshme të pasojës kriminale dhe të hetojnë sa të duan dhe pa presion kohor. Çështja është vërtetë komplekse dhe përfshin shumë persona zyrtarë.

Do ishte një fillim i mbarë, nëse…./Fjala.al/

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV