Nga vrasjet, tek kërcënimet e trafiku i drogës/ OFL iu kërkon të deklarojnë pasurinë 4 “të fortëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit (OFL), ka zbarkuar sot në qytetet Pogradec e Korçë, ku i ka kërkuar të justifikojnë brenda 48 orëve pasuritë e tyre katër subjekteve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Erion Llapushi, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim;

-Arben Pilinci, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”;

-Theodhor Dhamo, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

-Vangjel Zguri banues në Korçë pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik. Krah prokurorit të...

Lajme të tjera

Web TV