Arben Morina: “Fisnikët” gati për start ekspozita e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piktori i njohur është gati të hapë ekspozitën e re me portrete të familjarëve, e cila do të mbajë titullin “Fisnikët”

Nga Leonard Veizi

Talenti i tij rrjedh si ujëvarë. Dhe në Firencen italiane, është më i njohur se në “Broduein” e Tiranës. Megjithëse përkohësisht ndodhet në kryeqendrën italiane të kulturës, pjesë e Veriut ku koronavirusi ka shtrirë krahët gjerësisht, Arben Morina thotë se vazhdon të pikturojë, aspak i shqetësuar prej armikut të padukshëm e mikroskopik. Disa vite më parë ai pasqyroi me një sukses të paparë 40 burrat e pavarësisë shqiptare, në një ekspozitë e cila u hap në hollin e godinës së Kryeministrisë. Edhe më herët Morina me penelin e tij kishte shëtitur në oborret e fisnikëve, duke u dhënë princeshave evropiane shëmbëlltyrat e tyre në kanavacë. Ndërsa sot Arben Morina ka vendosur t’i kushtohet vetes dhe njerëzve të tij, në një seri portretesh familjare që do të rrëfejnë për rrugën dhe bëmat e fisnikëve të vjetër të trungut të tij. Për “Fjala”, piktori i njohur thotë për njëfarë kohe, ashtu si dhe të tjerët ka qëndruar brenda  në shtëpi, duke u përpjekur në maksimum të zbatojë rregullat dhe këshillat e specialistëve. Por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë punën. “Situata që po kalojmë nuk mendoj se frymëzon shumë. Pse e them këtë? Secili nga ne dhe të gjithë së bashku po “luftojmë” me një armik të padukshëm e të panjohur, me një virus vdekjeprurës. Kjo situatë krijon një gjendje stresi dhe nuk lë shumë vend për frymëzime artistike. Pavarësisht nga kjo, unë po pikturoj për një projektin tim të hershëm, portretet e familjarëve, të paraardhësve të mi, që nga stërgjyshat nga ana e nënës e babait e deri te brezat më të rinj. Gjithë kjo punë do të finalizohet me hapjen e një ekspozite personale vetëm me portrete dhe figurën humane, të cilën do ta titulloj “Fisnikët”, thotë piktori i njohur. Në situata të vështira ai si artist thotë se me artin e tij kërkon t’u japë njerëzve kënaqësi shpirtërore, duke prekur kordat e tyre të ndjeshmërisë. E sipas Morinës, kjo është edhe filozofia e jetës së tij./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  “Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

Të fundit

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

Lajme të tjera

Web TV