“No time to die”, filmi më i shtrenjtë i agjentit James Bond

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“No Time To Die” është zyrtarisht filmi më i shtrenjtë realizuar ndonjëherë me agjentin James Bond. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë kompania filmike B25, saga më e re e Daniel Craig ka kushtuar 200 milionë paund. Kështu, “No Time To Die” ka tejkaluar për nga buxheti prodhimet e mëparshme të filmave të Jamës Bond, Spectre (£182million) dhe Skyfall (£138million).

Ky është prodhimi i pestë i filmit që protagonist kryesor ka aktorin Daniel Craig, I cili më herët ka luajtur edhe në filmat Skyfall, Casino Royale, Quantum Of Solace dhe Spectre. Edhe pse ky nuk ishte buxheti fillestar, xhirimet kanë rritur ndjeshëm shpenzimet, në një total siç raporton e përditshmja britanike “The sun”, prej 199.5 milionë paund. Shuma përllogaritet edhe si 250 herë më e shtrenjtë se James Bond-i i  vitit 1962, kur rolin kryesor të agjentit britanik e luante Sean Connery, e që kushtoi vetëm 800 mijë paund.

Filmi, premiera e të cilit do të shfaqej në kinematë mbarëbotërore në muajin mars, u shty për në prill për shkak të pandemisë por tashmë data zyrtare është 12 nëntori në Europë dhe nga 25 nëntori do të shfaqet në kinematë botërore./Fjala.al/

Të fundit

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se:...

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në inteligjencën artificiale gjen dhe rrëzon...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull. Fillimisht ishte...

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV