Petro Koçi: Një marrëveshje e re është miratimi i reformës zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/ministri socialist i Mbrojtjes, Petro Koçi, beson se marrëveshja më e mirë që kanë partitë është ajo me zgjedhësit, jo ato që arrihen në tavolinat politike. Në këtë kuadër ai beson se opozita nuk duhet ta kërkojë pushtetin në tavolinë. Sipas tij, marrëveshja e re s’ka pse të jetë ajo e modelit të 2017-s, por të jetë miratimi i reformës zgjedhore.

Tre vjet më parë, mes tensionit të fortë politik, u arrit marrëveshja e 18 majit 2017, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në ata pak muaj “jetë”, pati një paqtim dhe ulje të fortë tensionesh. Kush humbi dhe kush fitoi nga kjo marrëvshje?

Kur ka marrëveshje që përkthehen në standarde më të mira për procesin zgjedhor, fitojnë të gjitha palët dhe unë mendoj se në kontekstin kur u realizua ishte një marrëveshje pozitive që solli një situatë më të qetë zgjedhore dhe besoj se, për sa i përket përfshirjes së administratës publike në fushatë, u shënua një përparim i dukshëm. Unë e konsideroj një nga hapat pozitivë të politikës shqiptare. Pastaj llogaritë që bëhen kush fitoi apo përfitoi nga këto marrëveshje për mua janë të gabuara dhe tregojnë një mentalitet të prapambetur ballkanik. Në fund të fundit, marrëveshja që u sjell fitore partive është ajo me popullin. Asaj pale që i mungon kjo marrëveshje nuk mund t’ia garantojë fitoren një marrëveshje politike në tavolinë. Pushteti nuk fitohet në tavolinë, por me zemrat dhe me votat e njerëzve.

I “zhgënjyeri” i madh doli lideri aktual i opozitës, Lulzim Basha, i cili prej kohësh shprehet se nuk do të ketë kurrë më një “marrëveshje të ngjashme”. Përse ende në vendin tonë “marrëveshjet normale” konsiderohen fitore për njërën palë dhe humbje për tjetrën?

Ky është kompleksi që ka zoti Basha, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Është një sëmundje që vjen për shkak të rrethanave, nuk e di ku i është kultivuar, por besoj se në PD, pas ardhjes së zotit Basha në karrigen e kryetarit, vazhdon që modeli i preferuar të jetë ai i Berishës, i cili ka qenë një model “revolucionar”, kërkonte gjithmonë përmbysje të gjërave dhe anashkalim të institucioneve.

Ky moment personal nuk mund të zgjidhet nga partitë politike, dhe unë besoj se shembulli i marrëveshjes së para 3 viteve është shembull pozitiv, por që nuk mundet të përkthehet në tentativa që synojnë patjetër objektiva partiakë që nuk përputhen me realitetin.

Përgjithësisht objektivat e opozitës shqiptare janë objektiva që nuk përputhen me ralitetin elektoral. Për shkak të krizës që ekziston mes saj dhe elektoratit, ka ndërmarrë tentativa të dëshpëruara si ato sulmet ndaj institucioneve me zjarr e flakë që solli dështimin e saj dhe pastaj ndodhi çmenduria e radhës, kur u braktis parlamenti dhe zgjedhjet vendore. Këto sjellje nuk rrezikojnë vetëm funksionimin institucional të politikës në vend, por mund të rrezikonin të ktheheshin në një shembull më të gjerë sesa hapësira shqiptare.

Lexo edhe :  Murrizi vë bast publik/ 2-3 deputetë të PD-së do futen në burg

Çfarë mendoni se do të ndodhë në vijim, kur duket se historia përsëritet. Në atë kohë (2017) opozita ishte në çadër para bulevardit (jashtë institucioneve), sot gjithashtu është edhe më në ekstrem, duke djegur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë situatë, a mund të flitet për një 18 maj të dytë? Nëse po, a është koha që Rama të lëshojë më shumë, pas shtatë vitesh qeverisjeje qendrore dhe kontrollit të plotë të qeverisjes lokale?

Fjala lëshim nënkupton që partitë politike duhet të bëjnë kalkulime në favor të synimeve të tyre të ngushta. Në rastin konkret bëhet fjalë për një marrëveshje që realizon këshilli politik për reformën zgjedhore dhe unë mendoj se propozimet e OSBE-ODIHR-it janë marrëveshja më e mirë politike. Kur PD-ja tentoi të imponojë krizën politike, duke braktisur parlamentin dhe zgjedhjet vendore, kam thënë që rikthimi i saj në institucione do të bëhet duke marrë pjesë në diskutimet për reformën zgjedhore.

Por realiteti i ri është që përveç opozitës dhe mazhorancës kemi dhe një faktor të ri që është opozita parlamentare, e cila pavarësisht marrëdhënieve jokonstruktive që ka me opozitën jashtë, pa atë reforma nuk mund të realizohet, sepse reforma nuk mund të ketë zgjidhje fshatçe, por kërkon votim institucional në parlament. Zgjidhja më optimale për opozitën jashtë do të ishte një marrëdhënie më e mirë me opozitën brenda se, në fund të fundit, ajo erdhi nga listat e PD-së, jo nga listat e Ramës, apo të një partie tjetër.

Është një investim i zotit Basha. Pra, për mua, modeli i një marrëveshjeje të re është miratimi i reformës zgjedhore. Nëse kërkohet patjetër një takim Rama-Basha, mendoj se do të ishte formalitet i tepërt, megjithëse, për sa u përket çështjeve me prioritet kombëtar, Rama e ka bërë ftesën edhe për Bashën edhe për Metën.

Nga Petro Koçi për Gazetën Fjala

 

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV