Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Fatmir Mediu: Na duhet një marrëveshje e re me garanci ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iniciator i tryezës së partive 3 vite më parë që solli marrëveshjen suprizë mes Ramës dhe Bashës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i tha gazetës “Fjala” se ajo marrëveshje dështoi, pasi nuk mori garanci ndërkombëtare. Sipas tij, një marrëveshje e re duhet të bëhet duke pasur parasysh interesat afatgjata për vendin, jo triumfin e njërës apo të tjetrës palë.

Tre vjet më parë, mes tensionit të fortë politik, u arrit marrëveshja e 18 majit 2017, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pas një tryeze për të cilën ju ishit iniciator. Në ata pak muaj “jetë” të marrëveshjes , pati një paqtim dhe ulje të fortë tensionesh. Por, në të vërtetë, kush humbi dhe kush fitoi nga kjo marrëveshje?

Përpara tryezës ne si opozitë dhe mazhorancës iu propozua një marrëveshje nga SHBA-ja, konkretisht nga z. Hoyt Lee dhe ambasadori Lu. Opozita e pranoi marveshjen dhe Rama refuzoi. Në këto kushte mendova që ishte e rëndësishme të thirrej një tryezë e partive parlamentare për të vlerësuar propozimin e SHBA-së. Së bashku me z. Duka thirrëm tryezën dhe Rama në fillim tha që nuk do të vinte në tryezë, por erdhi dhe kërkoi një takim me z. Basha, gjë për të cilën të gjitha palët ranë dakord.

Nuk jam pjesëtar i negociatave ndërmjet të dyve, por kam takuar z. Basha menjëherë mbas takimit me Ramën, për faktin se duhet të niseshim për takime të rëndësishme në Uashington, përfshirë dhe në Shtëpinë e Bardhë. Z. Basha tha se kishte arritur një marrëveshje që do të detajohej të nesërmen.

Mendoj që çdo marrëveshje politike për të ulur tensionet dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, në parim, është pozitive, por më e rëndësishme është transparenca dhe implementimi i saj.

Kjo marrëveshje, për shkak të mosrespektimit të saj nga Edi Rama, i solli një dëm Shqipërisë, një parlament të manipuluar dhe një qeverisje të korruptuar, që erdhi si rezultat i manipulimit. Padyshim, dëmtoi dhe kredibilitetin e opozitës, e cila ofroi një marrëdhënie të sinqertë, deri në mirëbesim, që po ta gjykoj sot, ishte shumë naive.

I “zhgënjyeri” i madh doli lideri aktual i opozitës, Lulzim Basha, i cili prej kohësh shprehet se nuk do të ketë kurrë më një “marrëveshje të ngjashme”. Përse ende në vendin tonë “marrëveshjet normale” konsiderohen fitore për njërën palë dhe humbje për tjetrën?

E thashë më sipër, marrëveshjet duhet të jenë transparente dhe institucionale. Duhet të kenë të gjithë elementët që garantojnë implementimin dhe garantët e saj, palën e tretë. Ishin të gjitha mundësitë që në marrëveshjen e 18 majit të përfshiheshin SHBA-ja dhe BE-ja si garante, për më tepër që kishin negociuar me palët. Opozita e humbi një mbështetje ndërkombëtare, sidomos të SHBA-së, në një kohë që kishte rënë dakord me propozimin e tyre. Ndoshta vizita në SHBA duhej kryer për të garantuar implementimin e saj. Opozita maqedonase arriti që në marveshjet e saj të kishte garant faktorin ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Vendoset fati i marrëdhënieve me Parlamentin, opozita mbledh grupin, zbardhet skenari

Marrëveshjet tona shihen si triumf momental i individëve dhe trajtohen si marrëdhënie individësh jashtë interesit të vendit, prandaj nuk krijojnë vlerë dhe qëndrueshmëri. Ne vëmë në pikëpyetje shpesh komunikimin me kundërshtarin, në një kohë që demokracia pa kundërshtar nuk ka vlerë dhe komunikimi është elementi më fillestar i politikës.

Çfarë mendoni se do të ndodhë sot, kur duket se historia përsëritet. Në atë kohë (2017) opozita ishte në çadër para bulevardit (jashtë institucioneve), sot gjithashtu është edhe më në ekstrem, duke djegur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë situatë, a mund të flitet për një 18 maj të dytë? Nëse po, a është koha që Rama të lëshojë më shumë, pas shtatë vitesh qeverisjeje qendrore dhe kontrollit të plotë të qeverisjes lokale?

 

Opozita ka parashtruar disa kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si në pikëpamjen ligjore dhe garantimin e një vullneti politik. Ideja e qeverisë kujdestare 3 muaj para zgjedhjeve për një periudhë 15-vjeçare, është parashtruar nga PR-ja dhe grupimi i qendrës së djathtë, prej më shumë se 1 viti, nisur nga eksperienca e Maqedonisë. Ajo do të jetë e mundshme, nëse do të shihet si një marrëveshje pozitive në shërbim të vendit, dhe jo ndëshkim apo triumf i njërës apo tjetrës palë.

Negociatat janë art më vete, përzierja e negocimit teknik me atë politik nuk është rezultative.

Opozita duhet t’i provojë me negociata intensive komunitetit ndërkombëtar që propozimet e saj nuk janë thjesht për interesa të opozitës, por të vendit dhe të qytetarëve. Për këtë nuk është e mjaftueshme prezenca e ndërkombëtarëve në tryezën e reformës, por negocimi me pjesën teknike dhe politike të ndërkombëtarëve. Është shumë e rëndësishme të dëgjojmë vlerësimet dhe propozimet e tyre. Ambasadorja amerikane ka bërë një propozim për ndryshimin e sistemit, duke ofruar sistemin danez. Opozita duhet ta trajtojë urgjentisht këtë propozim dhe të diskutojë me ambasadoren Juri Kim qëndrimet që kemi rreth këtij propozimi.

Nga Fatmir Mediu për Gazetën Fjala

Të fundit

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Noizy del nga stacioni policor

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si ‘Noizy’, është paraqitur në stacionin policor të Pejës për një...

Si ndikon moti në gjendjen emocionale të njerëzve?

A keni ndjerë ndonjëherë një ndryshim në humor kur bie shi, apo një rritje energjie kur dielli ndriçon? Shumë studime kanë treguar se kushtet...

Pema që prodhon 40 lloje të ndryshme frutash

Profesori i artit nga Nju Jorku, Sam Van Aken, ka arritur të krijojë një pemë unike që prodhon 40 lloje të ndryshme frutash, si...

Kombinoni çantën dhe këpucët me veshjet si profesioniste: Stili i vjeshtës pa gabime!

Nuk ka nevojë të jenë të kombinuara me asnjë veshje nëse në vete nuk keni më shumë se tri ngjyra Rregulli që këpucët dhe çanta...

A planifikohet tradhtia apo thjesht “ndodh”?

Të gjithë kemi dëgjuar dikë që të shpjegojë tradhtinë si një vendim “të nxituar të momentit” ose “paaftësi në gjykim”. Por, a mund të...

Lajme të tjera

Web TV