Artan Fuga-Bashës: Vija e kuqe është te listat e hapura, ndryshe më mirë hesht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një status që i drejtohet opozitës dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha, akademiku Artan Fuga thekson se, me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, vija e kuqe tashmë janë zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura! Nëse nuk realizohen këto, Fuga thotë se Basha është më mirë të hesht.

“Kush na bërtet se shteti i sotëm është diktaturë!!! Që nuk duhet njohur? Nga ana tjetër negocion si midis të barabartësh për kodin zgjedhor pa zgjedhje dhe pa zgjedhës??? Çfarë hipokrizie politike!!! Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën! Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti! Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Reagimi i plotë

Sot, pas katastrofës, miq nuk ka cfarë them, ndaj mos më pyesni!

Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh!

Mirupafshim!

Te na rrojë retorika hipokrite!

A thua se politika është tërheqje litari, kala dibrançe, a shtyrje me muskuj. Me vjen keq veç Tiranës sonë që i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, pa ligj, edhe për ata njerëz të sinqertë të pamanipuluar dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb!

Hija e teatrit do ju ndjeki

Unë pres nga opozita të deklarojë që ;

në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!

Që do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Lexo edhe :  Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Vija e kuqe kundër arbitraritetit nuk mund të ishte ruajtja e ndërtesës të Teatrit! Janë diskutimet që po bëhen nja një kilometër më larg ku po braktisen zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura!

Kush na bërtet se shteti i sotëm është diktaturë!!! Që nuk duhet njohur?

Nga ana tjetër negocion si midis të barabartësh për kodin zgjedhor pa zgjedhje dhe pa zgjedhës???

Cfarë hipokrizie politike!!!

Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën!

Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti!

Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet!

Të fundit

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Lajme të tjera

Web TV