Bayern nuk e ndal as Coronavirus, fiton pastër në Berlin

Formacioni i Hansi Flick fitoi 0-2 në fushën e Union Berlin

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich bëri një tjetër hap ashtu siçi pritej për të marrë titullin kampion në Bundesligën gjermane. Formacioni i Hansi Flick fitoi 0-2 në fushën e Union Berlin, një 3 pikësh që e ndihmon t’i afrohet “Meisterschale”, në një kohë pandemie që krijoi situatë surreale në stadium.

Pauza e gjatë që imponoi siguria shëndetësore u duk se do të jepte efekte negative te Bayern me formën fizike që do të çalonte në transfertën ndaj Union berlin. Por bavarezët e zgjidhën ndeshjen si duhet, edhe pse jo lehtë sa tregon rezultati. Neven Subotic penalizoi Union Berlin pasi pengoi një kundërshtar në zonë në minutën e 39 dhe arbitri Bastian Dankert sinjalizoi për penallti. Nga 1 metrat shënoi Robert Lewandowski, por këtë e bëri me një lëvizje mashtruese në ndalesë e sipër. më parë ishte anuluar në minutën e 19 një gol i Thomas Muller nga sistemi VAR.

Në pjesën e dytë Thomas Muller gjeti disa Leon Goretzka ndërsa polaku Lewandowski ngulmoi jo pak, por goli i dytë vonoi. Rrjeta e sigurisë e Bayern erdhi me një kërcim të bukur nga Benjamin Pavard, që u duk sikur fluturoi mbi prapavijën e Union Berlin. Bayern tani me 58 pikë në 26 ndeshje, ndërsa Dortmund i dyti me 54 pikë, por ende me shpresë për titull. Fjala.al

Të fundit

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi,...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV