Zyrtare/ Plagosen dy të rinj në Kurbin, policia identifikon autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plagosen me armë zjarri dy të rinj. Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

“Harrohet” lufta, plas grushti në parlamentin ukrainas

Kaos dhe përplasje fizike në Parlamentin e Ukrainës të enjten, teksa dy deputetë u përleshën me grushte para votimit...

“PD ka marrë pushimet, në shtator nis teatri. Berisha një i moshuar mjeran”

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me fatin e trishtë të saj,...

Një telefonatë e Donald Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias!

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një...

Kreshnik Spahiu: Ka një arsye pse Rama caktoi 4 kryetarë të rinj në Bashkinë e Tiranës

Kreshnik Spahiu thotë se në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast...

Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

Hulk Logan vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt zemrës bllokohet...

Lajme të tjera

Web TV