Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur shifra të frikshme të viktimave nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në 24 orët e fundit janë regjistruar 820 të vdekur, ndërsa në total deri më tani janë shënuar 90 000 viktima.
Sipas këtij universiteti SHBA-ja ka diagnostikuar 1 486 376 raste me sëmundjen COVID-19 që përbëjnë 30% të totalit të regjistruara në botë.
Ndërsa Presidenti Donald Trump krenohet me faktin se vendi i tij ka kryer më shumë teste, por bilanci përballë pandemisë është gjykuar katastrofik nga opozitarët e tij./Fjala.al/