Lehtësimet nga dita e sotme, lëvizja pa autorizim mbush rrugët, zgjatet fasha e orarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga sot, qytetarët mund të lëvizin lehtësisht, pa u dashur të marrin autorizim. Kjo vlen jo vetëm për këmbësorët, por edhe për automjetet.

Pra për të kaluar pragun e shtëpisë nuk do të ketë më nevojë që t’i drejtoheni portalit qeveritar për të marrë aprovimin dhe pikërisht ky lehtësim ka bërë që këtë mëngjes të hëne edhe rrugët të jenë të tejmbushura me këmbësorë dhe automjete.

Lajmi edhe në këtë rast u dha nga Kryeministri Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në orët e vona të pasdites së djeshme kreu i qeverisë prezantoi planin e ri të masave që kanë hyrë në fuqi prej kësaj të hëne.

Nëse për zonat e kuqe, fasha e lëvizjes është zgjatur nga 17:30 që ishte deri dje deri në 21;00, për zonat e gjelbra nuk do të ketë më kufizime. Qytetarët mund të dalin në çdo kohë, mjafton të respektojnë masat e distancimit social.

Nga ana tjetër, vazhdon të jetë e ndaluar hyrje-dalja e automjeteve në zonat e kuqe.

Këtë mëngjes të hëne kanë nisur aktivitetin e tyre edhe baret dhe restorantet pas një periudhe mbylljeje më shumë se dymujore.

Hapja e këtyre bareve do të jetë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundër do të gjobiten.

Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë.

Gjithashtu nga ky 18 maji edhe maturantët i rikthehen bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpia. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave.

Lexo edhe :  Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme.

Të fundit

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

Lajme të tjera

Web TV