Horoskopi për ditën e martë 19 maj 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njihuni me parashikimin e astrologëve për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Do të ndiheni mjaft të tensionuar gjatë kësaj dite. Do të ndiheni të pakënaqur, por pavarësisht kësaj mundohuni që të qëndroni pozitiv.

Demi

Ju pret një ditë problematike për dashurinë, por shumë shpejt Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të përmirësohen. Besojini instinktit në punë dhe në financa, pasi do t’iu çojë në rrugën e duhur.

Binjakët

Kjo është dita ideale për projektet në çift. Mundohuni që të shmangni debatet, pasi mund të lindin pa motiv. Edhe puna do të ecë mjaft mirë, pasi ajo që do të bëni në këtë periudhë do të jetë mjaft e rëndësishme për të ardhmen.

Gaforrja

Do të ketë mjaft tension gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të mbani situatën nën kontroll. Në dashuri Hëna do të jetë kundër, ku mund të ketë probleme. Po ashtu ky është momenti i duhur për të planifikuar se si duhet të lëvizni në punë.

Luani

Venusi dhe Mërkuri do të kenë ndikim mjaft të favorshëm, duke stimuluar emocione pozitive. Kjo periudhë gjithsesi do të jetë e komplikuar, ndonëse mundësitë nuk do të mungojnë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi daljet kanë qenë të mëdha.

Virgjëresha

Do e keni Venusin kundër për disa kohë dhe kjo gjë do i komplikojë gjërat në dashuri. Në raportin në çift duhet të bisedoni dhe të mundoheni që ti zgjidhni problemet. Në sferën profesionale, yjet do të jenë në anën tuaj.

Peshorja

Hënën do e keni kundër dhe kjo gjë do ju shkaktojë probleme. Bëni mirë që t’iu përkushtoheni gjërave që ju pëlqejnë dhe projekteve që i keni përzemër. Gjatë kësaj të marte do të ndiheni pesimistë.

Lexo edhe :  A ekziston një “buton bërthamor” për të shkaktuar luftë bërthamore?

Akrepi

Shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë për të kuptuar se çfarë dëshironi të bëni, sidomos në dashuri. Keni nevojë për të gjetur stabilitetin. Nëse keni fëmijë, mund të hasni në probleme me ta. Yjet ju ndihmojnë në sferën profesionale.

Shigjetari

Keni dëshirë për të jetuar diçka të re. Në dashuri do të merren vendime me rëndësi, sidomos për çiftet që nuk kanë shumë kohë bashkë. Ky është momenti për të kuptuar nëse doni të ecni përpara apo të mbyllni një raport. Puna do të rinisë, por do të ketë probleme.

Bricjapi

Do të ndiheni të lodhur dhe me gjasë do të hasni në vonesa. Bëni mirë që ti shtyni për një moment të dytë projektet e verës në çift, shkruan noa.al. Në punë, shumë gjëra do të ecin ngadalë.

Ujori

Në dashuri flisni qartë, pasi mund të ketë keqkuptime të kota. Nëse në punë, nuk ndiheni mirë, mund të vendosni që të hiqni dorë ose të ndryshoni drejtim.

Peshqit

Në dashuri do të ketë përmirësim, ndonëse dyshimet janë të shumta. Mos u përhumbni në mendime larg realitetit, por përqendrohuni në zgjidhjen e problemeve. Puna do të ecë mirë, por sërish do të ndjeni shqetësime me veten tuaj.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV