Kim Kardashian më e dobët se kurrë, palestra i dha frytet e veta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian pushton sërish mediat, këto ditë më aktive se kurrë në rrjetet sociale. 39 vjeçarja shfaqet në super formë, më e dobët se kurrë, teksa reklamon edhe linjën e re të veshjeve Skims.

Ylli i familjes Kardashian shfaqet me të brendshme të zeza, me një bel super të hollë dhe sërish brune, pasi në fundjavë hutoi ndjekësit ndërsa mbante një paruke bionde.

Nëna e 4 fëmijëve postoi foton në Instagram, ku menjëherë fansat nisën klikimet dhe komplimentet, për pamjen e saj të re. Duket se stërvitja përpara orës 7 të mëngjesit ka dhënë efektet e saj. Palestrën dhe ‘fitnnesin’ me trajneren e saj personale Melissa Alcantara ajo e transmeton edhe live përmes FaceTime teksa që nga nisja e izolimit në fund të muajit mars, nuk e ka braktisur për asnjë ditë, për të qenë e përgatitur për verën e këtij viti.

Mediat kanë raportuar se përgjatë këtyre muajve në karantinë, Kim ka qëndruar në një kënd të shtëpisë dhe bashkëshorti i saj Kayne West në cepin tjetër. Edhe pse janë në një shtëpi, ata kanë qëndruar të izoluar larg njëri-tjetrit, pa asnjë kontakt mes tyre. Mos ky qëndrim paralajmëron për një divorc të mundshëm? Do të shohim çfarë ndodh pas karantinës./Burimi: Mirror

Të fundit

Ndihmoi për shuarjen e zjarreve/ Lapaj ironizon kritikët: S’jam si ju me kondicioner

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me...

OBSH ngre alarmin: Temperaturat e larta po përhapin sëmundje që dikur ishin të rralla

Valët e të nxehtit janë "një emergjencë shëndetësore, jo vetëm një emergjencë klimatike", paralajmëron Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin i Organizatës Botërore të...

Sateliti i BE fotografoi retë e tymit mbi Delvinë e Gramsh

Pasojat e zjarreve në Gramsh dhe në Delvinë dukeshin kështu nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela...

Ofertë 70 milionë euro nga Premier League, Hansi Flick i hapur për shitjen e titullarit

Tottenham po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro, dhe me të do të...

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur...

Lajme të tjera

Web TV