Aktorja meksikane, Pilar Pellicer, ka humbur jetë në moshën 82-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Pilar njihet për një sërë rolesh, por më kryesorët që njohjen nga të gjithë shqiptarët janë telenovela “Triumfi i dashurisë” dhe “Njerka”.
Ndërkohë emra të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe, e cila gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me çmime./Fjala.al/