Me postë nga Spanja në Vlorë qeset me 11 mijë fara kanabisi, një person në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka zbuluar një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës.

Operacioni në fjalë u kodua “Kostumi” dhe gjatë tij u sekuestruan 11 mijë fara kanabis sativa dhe u bë arrestimi i një të riu nga Vlora.

Nga hetimet e policisë në bashkëpunim me Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kostumi”.

Pas informacioneve të marra më datë 14 m,aj, u bë e mundur që në Degën Doganore Tiranë të konstatohej një pako postare me përmbajtje të dyshimtë, e ardhur nga Spanja, me destinacion qytetin e Vlorës.

Hetuesit referuan në Prokurorinë e Tiranës, për fillimin e ndjekjes penale, për veprën penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

Kështu ditën e shtunë, më 16 maj, në kuadër të dorëzimit të kontrolluar, në momentin e tërheqjes së pakos postare në qytetin e Vlorës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale Olsi Caushaj, vjeç 30, lindur dhe banues në Vlorë.

Në përfundim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese që përmbanin fara të bimës cannabis sativa, konkretisht 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë.

Nga ana e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore për zbulimin e autorëve te tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV