Sekuestrohet kamioni me 68 pako heroinë në portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekuestrohen 68 pako me heroinë, të cilat po transportoheshin me kamion në portin e Durrësit. Në pranga ka rënë 490-vjeçari që po transportonte me kamion lëndën narkotike njofton policia.

Heroina u gjet e fshehur poshtë sendiljeve në dy vende të ndryshme, e cila më pas uu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Port/Durrës

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta.

Parandalimi, identifikimi dhe goditja, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës.

Vihet në pranga 49-vjeçari që po transportonte me kamion lëndën narkotike.

Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Si rezultat  u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që  e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”./Fjala.al/

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV