Vrasja e Andi Malokut/Prokuroria refuzon t’i japë filmimet e atentatit babait të shoferit të Arjan Ndojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Andi Malokut, Genci Maloku është paraqitur sot në prokurorinë e Posaçme SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorin e çështjes që po heton atentatin e datës 1 nëntor 2019 të ndodhur në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe i plagosur Landi Muharremi e prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Gjatë takimit me prokurorët Genci Maloku, në cilësinë e personit që ka humbur djalin në këtë atentat mafioz, kërkoi nga prokuroria që të njihet me provat materiale, filmimet dhe materialet e tjera, që ka grumbulluar organi i akuzës. Ai këtë kërkesë e ka bërë në cilësinë e personit të dëmtuar në këtë ngjarje, pasi ka humbur djalin e tij, Andin, i cili ishte i punësuar si shofer pranë prokurorit Arjan Ndoja.

Por pavarësisht depozitimit të kërkesës dhe takimit me prokurorin, Genci Malokut, nuk i është dhënë asnjë provë dhe material filmik. Kjo pasi çështja është nën hetim dhe nxjerrja e materialeve sekrete në këtë fazë, sipas përfaqësueve të akuzës do të sjellë dëmtimin e procesit hetimor./Fjala.al/

Të fundit

Papa paralajmëron politikanët për sfidat që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale

Papa Leoni i XVI paralajmëroi politikanët këtë të shtunë, më 21 qershor, mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale,...

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për të përmbyllur një marrëveshje me...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Lajme të tjera

Web TV