Akuzohet se ka abuzuar me 4 mbesat e tij të mitura, arrestohet shqiptari në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 76-vjeçar shqiptar në Selanik akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 4 mbesat e tij, të gjitha të mitura.

Akuza është bërë në mënyrë anonime në organizatën greke për mbrojtjen e fëmijëve “To hamogelo tou paidiou”, e cila më pas ka çuar në arrestimin e një 76-vjeçari shqiptar për ngacmim seksual ndaj 4 mbesave të tij.

Nga policia e Selanikut shtohet se është hapur dosja kundër gjyshit të 4 vajzave të mitura, anëtarë të një familje shqiptare që jetonin në një apartament në zonën Neapoli të Selanikut.

Më tej shtohet se të paktën vitin e fundit i moshuari ka abuzuar me provokime e akte të pahijshme në përsëritje kundër 4 mbesave të mitura në moshën 16 vjeçe, 12 vjeçe dhe binjake 9 vjeçare.

Urdhërarresti për të është lëshuar të premten në mbrëmje pas provave dëshmuese dhe akuzës anonime, ndërsa 76 -vjeçari shqiptar është dërguar në qeli, ku do mbahet deri ditën e nesërme, e mërkurë, deri në seancën në hetuesi, ku përballet me akuzën e krimit të rëndë./k.t/Fjala.al/

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV