E pret Liverpool në merkato, por Rashica shënon gol në…maternitet

Në krah të gruas së tij, Belkizit dhe djalit të sapolindur, Miloti tregoi jo pa krenari "golin" e jetës

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Milot Rashica, tani një prej më të spikaturve në përfaqësuesen e kosovës, është bërë baba për herë të parë. Në një kohë që shumë klube të njohura europiane e joshin për të firmosur këtë verë, e kur Bundesliga sapo ngrohu motorët, lojtari shqiptar shënon në…maternitet.

Në krah të gruas së tij, Belkizit dhe djalit të sapolindur, Miloti tregoi jo pa krenari “golin” e jetës. Lindja e djalit të mesfushorit, anëtari më i ri i dinastisë rashica, vjen pak orë pas humbjes së skuadrës së tij Werder Bremen në Bundesliga.

Milot Rashica cilësohet një xhevahir në qytetin e Bremen dhe ai po kërkohet me ngulm edhe nga Liverpool(fjala.al). 23 vjeçari nga Vushtria ishte më i miri në gjysmën e parë të sezonit me shtatë gola dhe tre asiste për Werder.

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp e do Rashicën në verë dhe për këtë klubi anglez e ka ndjekur disa herë nga afër dhe fituesi i Ligës së Kampionëve është gati për një ofertë serioze, plot 38 milionë Euro. Ky çmim do të thyente çdo rekord të shitjes në klub, limiti që e vendosi Diego kur kaloi te Juve për 24.5 milionë euro.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV