Kina i përgjigjet letrës së Trump për OBSH-n: SHBA po përpiqet t’ua hedhë fajin të tjerëve

Duke iu përgjigjur letrës kërcënuese të Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) më herët këtë të martë, Ministria e Jashtme e Kinës tha se letra e udhëheqësit amerikan po përpiqet të mashtrojë publikun për të zhytur Kinën.

Presidenti Trump ndau një letër dërguar Dr. Tedros të OBSH, përmes Twitter, në Azi, duke kërcënuar se do të bëjë ngrirjen e përkohshme të fondeve për OBSH-në nëse kjo organizatë nuk u përmbahet zotimeve brenda 30 ditëve dhe e akuzoi këtë institucion për mungesë të pavarësisë nga Kina.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha para gazetarëve të martën se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta akuzojnë Kinën, por se kanë bërë llogari të gabuar duke u munduar ta përdorin Kinën për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre.

“Letra amerikane po përpiqet të zhvendos fajin e përgjigjes së saj jo kompetente.

Pagesa e kontributit të vlerësuar në mënyrë të plotë dhe në kohë është detyrim i secilit anëtar.

SHBA po përpiqet të përdorë Kinën si një çështje për të zhvendosur përgjegjësinë dhe pazaret për detyrimet e saj ndërkombëtare ndaj OBSH.”, u shpreh Zhao Lijian.

Ndërkohë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë jo të mira edhe para pandemisë, por ato janë përkeqësuar edhe më shumë pasi Shtëpia e Bardhë akuzoi Kinën për fshehjen e prejardhjes dhe numrit të rasteve në Kinë./Burimi: Fxstreet