Meta sërish për shembjen e Teatrit: Akt i programuar shkombëtarizues

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar sot shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si akt të programuar shkombëtarizues.

Duke i dhënë mbështetje deklaratave të Sherif Bundos, themelues i Partisë Socialiste, i cili shembjen e teatrit e konsideroi akt cubash, Meta shprehet: “I dashur Profesor Bundo,

Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!”