KAS rrëzon Bashën/ Ilir Meta merr komisionerët e Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta do të vijojë të ketë më shumë komisionerë se Lulzim Basha në zgjedhjet e parakohshme të Kukësit. Edhe Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, një lloj si Ilirjan Celibashi, vendosi se Partia e Lirisë është forcë e parë e opozitës. Një favor ky që i vlen si drejtues i koalicionit me Berishën.

KAS rrëzoi ankesën e PD-së që donte të rifitonte komisionerët, duke lënë në fuqi formulën se Meta ka 2 komisionerë dhe Basha vetëm 1. Ngelet për tu parë nëse Basha do ta përdorë këtë element të procedurës, si një pretekst për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Pjesëmarrja e tij në garë, kur baza demokrate në Kukës refuzon përçarjen e Tiranës, do të ishte një rrugëtim thuajse i sigurt drejt humbjes së radhës së kryetarit Basha. 1 shtatori është data e fundit që partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme, të regjistrohen në KQZ.

Të dielën e fundit të shtatorit, Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë, pasi Safet Gjici, socialisti fitues i 14 majit, u përfshi në një skandal seksual, u shkarkua dhe u arrestua./nsh

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV