Shembja e Teatrit/Konservatorët e BE: Shkelje e hapur e lirive, cënon vlerat europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) ka reaguar me tone të ashpra ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Ata kanë dënuar këtë akt dhe ERC ka vënë theksin tek mungesa e dialogut, i cili u kërkua nga i gjithë komuniteti evropian dhe tek dhuna e përdorur në protestë.

Në deklaratën e Konservatorëve thuhet se shembja e Teatrit shkon kundër vlerave evropiane dhe lirive e të drejtave të njeriut.

“Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë shpreh shqetësime në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht për aktin e paprecedentë të Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e trashëgimisë së madhe historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politikanët dhe komuniteti ekspert, duke protestuar kundër prishjes së planifikuar, Qeveria Rama shembi Teatrin Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit, nën praninë e rëndë të policisë që u përplas dhunshëm me protestuesit. Partia ECR dënon këtë shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga Qeveria Rama, veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane, dhe mbështet anëtarin tonë, Partinë Republikane, në përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në proceset demokratike evropiane dhe rivendosjen e rregullit të ligjit në vend.”-thuhet në deklaratën e Partisë Konservatore.

Ndërsa duhet që të rikujtojmë se Partia Konservatore dhe Reformistëve Europianë, kanë qenë mbështetës që në fillim të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE./Fjala.al/

Të fundit

Horror në burgjet e Putin me gazetaren ukrainase, rusët e masakruan, i hoqën sytë….

Fundi i gazetares 27-vjeçare Viktoria Roshkina nga Ukraina, e cila u arrestua në Zaporizhia në verën e vitit 2023 dhe u ndalua...

Banorët e fshatit i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 jetimë, Bashkia i dërgon në Polici

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur...

Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times. Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten...

Ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetimet për zgjedhjet

Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Gjatë javëve të shkuara...

Ilir Alimehmeti: Hallet nuk mbarojnë më 11 maj! PD e vendosur të luftojë maskarallëkun

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në listën e hapur të Tiranës, ka folur lidhur me fushatën, duke thënë se vendi ka shumë probleme sociale...

Lajme të tjera

Web TV