Ashpërsohet gjuha politike mes qeverisë dhe opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kanë këmbyer akuza të ndërsjella për çështjen e shembjes së teatrit. Pjesë e këtij debati vijon të jetë dhe presidenti Meta

Teatri mban peng  një dialog të mundshëm për hir të negociatave me BE-në, ndërsa ka ndezur debatin mes palëve me akzuza të ndërsjella. Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën për deklaratën se “teatri është vija e kuqe”, ndërsa kreu i PD-së, Basha, replikoi duke e akuzuar se është peng i krimit. Rama tha se opozita nuk i vinte dot vija të kuqe, por duhej të ishte më efikase si opozitë. “Nëse do të bëja opozitën e vetes sime dhe të qeverisë sime, do të isha shumë kërkues dhe efikas. S’do të merresha me vija të kuqe dhe të zeza, por dhe kjo nuk është puna ime që të merrem me opozitën. Po vazhdoi të bëjë kështu, do të humbasë më thellë herën e ardhshme, dhe do të jetë aty që të më fajësojë mua”, tha Rama. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili duke iu drejtuar kundërshtarit të tij politik thotë se “ai është peng i krimit, të gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën”.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh për ditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: të gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!” – shkruan ai shkurtimisht në përgjigjen e tij. Një tjetër parti opozitare ka dërguar një mesazh dje për kryeministrin. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se do të ketë mobindje civile ndaj shtetit të drejtuar nga Rama.  “Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë, kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij”, tha Kryemadhi duke cituar liderin indian Gandi që udhëhoqi protestat paqësore për liri kundër pushtimit britanik në gjysmën e parë të shekullit të  kaluar.

Meta: Më 17 maj u zgjuam në diktaturë, nuk do të ketë amnisti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish dje në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si aktin e parë të rivendosjes së diktaturës në vend. Kreu i shtetit, në një mesazh drejtuar popullit, ka thënë se akti i shembjes së teatrit nuk do të amnistohet kurrë. “Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua. Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do të prodhonte një jehonë të tillë negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 majit të vendoset Drejtësia”, – shkruan presidenti. Ai i përgëzoi aktivistët e Aleancës për Teatrin duke e parë protestën e tyre si frymëzi m dhe si një kauzë për të gjithë shqiptarët. “Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë”, theksoi Meta.  Ai e mbyll statusin e tij me një pyetje: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?”.

Lexo edhe :  Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare

Veliaj për protestën: Pse, do të pyes ata budallenj?!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i ka etiketuar “budallenj” protestuesit për prishjen e teatrit, edhe pse prej dy ditësh thotë se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ai tha dje se në protestë nuk kanë dalë njerëz që shkojnë realisht në teatër, sepse po të kishte Teatri kaq shumë vizitorë, do të kishte dalë me fitim. “Edhe me teatrin, do të qajnë kur ikën një gjë me kujtime dhe prapë do të qajnë nga gëzimi kur bëhet një gjë e re. Pse ti mendon se shumica e atyre që shkojnë atje kanë qenë ndonjëherë në teatër?! U thotë partia shkoni në teatër. Të kishin qenë aq shumë veta në Teatër, do të kishte dalë me fitim. Pse, mendon se do të pyes ata budallenj?” –  tha Veliaj. Ai e bëri komentin gjatë një vizite që  zhvilloi në një familje, të cilës i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, duke bërë një paralelizëm me shtëpinë e vjetër, të shembur, të nënë Qamiles. “Historia e kësaj shtëpie ngjan pak edhe me teatrin: qajmë kur bie një gjë e vjetër, ku kemi kujtime, ama do të qajmë prapë nga gëzimi, kur të ndërtohet një e re. Kur një ndërtesë nuk mban më, qoftë shtëpi, qoftë teatër, kopsht, çerdhe, a ngrehinë tjetër, është më mirë t’i themi lamtumirë. Ai teatër ishte kthyer në një ‘frankenshtain’,ishte bërë ‘shto ujë edhe shto miell’, duke u kthyer në një mumje që nuk e linin të kallej,ndaj duhet t’i thoshim lamtumirë, që të qajmë sërish nga gëzimi kur të bëhet Teatri i Ri, siç u bë e re shtëpia e nënë Qamiles”, deklaroi Veliaj./Fjala.al

Të fundit

Dëbora shkakton problematika në Kosovë/ Bllokohen një pjesë e rrugëve

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë njofton se pas reshjeve të borës, rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për...

“Çmime utopike”/ Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i dukshëm sidomos tani në ditët...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 25 dhjetor 2024

Sot, më 25 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.2 lekë. Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa...

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhje me Aeroportin e ri, hapet tenderi për projektimin

Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një model të ngjashëm që po...

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e...

Lajme të tjera

Web TV