Balla: Basha dhe Kryemadhi nuk kanë hallin e teatrit, në demokraci vendos shumica

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj sot interesimit të mediave, në lidhje me aktualitetin politik.

Sa i përket Teatrit, Balla u shpreh se qytetarët shqiptarë do kenë një teatër të ri siç e meriton Tirana e vitit 2020, teksa shigjetoi kreun e PD, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi se nuk e kanë hallin te teatri.

“Biem të gjithë dakord se mbarsja me kaq shumë zell e çështjes së teatrit që ka 20 vjet që diskutohet të ndërtohet dhe më në fund ne jemi gati t’ju tregojmë shqiptarëve një teatër siç i ka hije, për të gjithë ata që qajnë ditën e qeshin natën sikur iu dhëmb shpirti për teatrin dua t’ju them se ish-godina ishte kazermë ushtarake për pushtuesit italianë dhe nuk na bënte nder në Tiranën e vitit 2020.

Të gjithë e dinë se nëse do dëgjonim Saliun, Lana do ishte me kioska, para 3-4 vitesh dilej me pistoleta kundër ndërtimit të këndit të lojërave, pastaj për stadiumin, për bulevardin. Këta këtë punë kanë”,- tha ai.

Sa për zhvillimin e një referendumi para prishjes së Teatrit Kombëtar, Balla tha se nuk është depozituar kurrë një kërkesë e tillë. Ai shtoi po ashtu se në demokraci populli zgjedh të qeveriset me përfaqësues.

“Në demokraci populli qeveris me përfaqësim, ka votuar këshillin bashkiak të Tiranës. Shqiptarët e dinë se Luli dhe Monika nuk e kanë hallin te teatri, po ta kishin atje, do flinin në teatër. Kushdo që do tentojë të uzurpojë, në demokraci vendos shumica, dua të them që ajo që ka rëndësi për shqiptarët është fakti që jemi në një moment që teksa festojmë 100 vjetorin e Tiranës, ajo çdo ditë po stoliset me ndërtime që i bëjnë nder.

Lexo edhe :  Murrizi sulmon demokratët: Pranuat një kod zgjedhor bastard për një karrige të qelbur

Ditën e dielë është ekzekutuar një vendim ligjor, Bundestagu i merr vendimet online. Në Gjykatë kushtetuese ka një ankimim nga Presidenti për ligjin që ka kaluar në Kuvend që ka humbur efektitetin se janë ezauruar hapat, kur bëhet fjalë për ligje që përcaktojnë afate terminimi i afateve bën nul ligjet”, tha Balla.

Të fundit

Zgjidhni zanatet! Shteti ofron mbi 2500 bursa për të rinjtë

Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një...

Kushton 70 mln euro, Barcelona nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Gazeta katalanase Sport ka befasuar opinionin sportiv me lajmin e ditës. Sipas saj, Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Fermin Lopez, nëse një...

“Të njohim Kosovën? Kjo nuk do ndodhë kurrë”. Vucic vijon me avazin

Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. I pranishëm në Çeki për...

Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë! A rrezikon Shqipëria?

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe është ndër ato nëntipe qe...

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë më i keq se ai...

Lajme të tjera

Web TV