Një nuse 33 vjeçare në Australi ka treguar për ndjekësit e saj në Tik Tok ngjarjen e pabesueshme që i ka ndodhur pikërisht ditën e dasmës.
Jane Lu, drejtoreshë e përgjithshme në një kompani mode në Australi ka rrëfyer se nëna e saj do të vishte ditën më të rëndësishme për të, një fustan të bardhë me dantellë. Sipas saj, fustani i nënës ishte më “nusëror” sesa i asaj vet.
Këtë “pabesi” të nënës së saj, Jane Lu e zbuloi mëngjesin e dasmës dhe nuk kishte asnjë mundësi që ta ndryshonin fustanin.
“Unë thjesht shkova të shoh fustanin e mamasë sime”, tregon 33 vjeçarja teksa është duke parë brenda çantës së pastrimit kimik.
Megjithatë, nga fotot e publikuara duket se nusja dhe nëna e saj kanë kaluar bukur në festën e madhe./Fjala.al