Futbolli pas pandemisë…Më shumë efektiv por pak dribbling

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të duhet të analizohen kampionatet e tjera në “Top 5”europiane, por ndërkohë vijnë të dhënat e para…Futbolli në kohën pas pandemisë, do të jetë më efektiv por me doza të zvogëluara spektakli, e më pak driblime. Ata që prisnin ndërhyrje të buta dhe lojtarë të rraskapitur pas pushimit për shkak të pandemisë Covid-19, u befasuan nga të dhënat e ndeshjeve  të Bundesligës në rikuperimin e sezonit të vendosur nga qeveria Merkel.

Jo vetëm aspekte si shpejtësia, saktësia në lojë dhe intensiteti janë përmirësuar, por edhe lojtarët raportuan se ndjeheshin “më pak të lodhur” se zakonisht. Kjo për faktin se ka pasur më pak ndërprerje dhe një kohë mesatare efektive të lojës në të gjitha fushat ku u umpenjuan ekipet elitare gjermane.

Shqetësimi i shoqatave të ndryshme të futbollistëve në kontinentin “e vjetër“ shqetëson më së shumti mjekët e skuadrave për shkak të dëmtimeve potenciale, pas një ndalese të gjatë të detyruar.(fjala.al) Por Bundesliga dha të dhëna inkurajuese që tregojnë se si është e mundur të rikthehesh menjëherë në fushë me ritëm optimal, pa probleme të veçanta dhe mbi të gjitha me rezultate shpesh të përmirësuara.

Skuadrat gjermane mesatarisht përshkuan 116 kilometra në total në tapetin e blertë, por ka diçka”: Ka rritje në aspektin e shpejtësisë dhe intensitetit të kontrasteve. Pati një rënie të driblimit, -25%, nga një mesatare prej 38.5% për çdo ndeshje. Kjo për të shmangur kontaktin shumë të ngushtë me kundërshtarët siç imponon dhe pandemia…Mesa duket distance sociale arrihet dhe në Bundesliga. Pati gjithashtu rritje të kohës efektive të futbollit nga 55 minuta e 6 sekonda  në 57 minuta e 7 sekonda, me disa lojtarë që raportuan se ndjeheshin të “lodhur më pak”. sesa zakonisht ”për shkak të ndërprerjeve të vogla”. Fjala.al

Lexo edhe :  Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV