Statistikat/Vdekjet në Shqipëri u ulën në pikun e COVID, pandemia nuk ndikoi si në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

31 është numri zyrtar i personave të vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit, çka e bën vendin tonë një prej më pak të prekurve në Evropë nga pandemia. Ndërkohë, INSTAT ka publikuar të dhënat e tre mujorit të parë, që tregojnë një ulje të numrit të vdekjeve në Shqipëri krahasuar me 1 vit më parë.

Në periudhën janar-shkurt-mars 2020, kur mendohet të ketë qenë ‘piku’ i pandemisë, janë regjistruar 6115 vdekje, çka do të thotë rreth 4% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2019, kur u regjistruan 6361 vdekje, raporton Fjala.al.

Nëse i shohim statistikat sipas qarqeve, vetëm Korça ka raportuar për këtë tre mujor më shumë vdekje se tre mujori i 2019-ës, ndërsa në qarqet e tjera ka rënie. 628 është numri i vdekjeve në qarkun e Korçës në tre mujorin e parë të 2020-ës, ndërsa vjet shifra ishte 611.

INSTAT bën me dije se këto statistika do të rishikohen, pasi ka patur jo pak vështirësi në grumbullimin e të dhënave për shkak të izolimit nga COVID-19. Në media ka patur shpesh diskutime nëse është fshehur shifra reale e personave që kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e COVID-19, ndërkohë që të dhënat e INSTAT paraqesin një situatë tjetër./Fjala.al

Të fundit

Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese...

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit. Kjo do të...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Lajme të tjera

Web TV