Pas dy takimeve me Ramën, Yuri Kim në zyrën e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy takimeve në harkun e 24 orëve me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim paraditen e sotme është paraqitur në zyrën e Metës në Presidencë.

Takimi i Presidentit me Ambasadoren u zhvillua vetëm pak minuta pas takimit që ai pati me opozitën e bashkuar.

Mësohet se pjesë e takimit ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf.

Më herët Meta priti me kërkesën e tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave evropiane./b.b/Fjala.al

Të fundit

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Lajme të tjera

Web TV