Duke treguar arsyet që e nxorën në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Brisida Shehaj ka rrëfyer largimin e saj si drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve. E ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, Shehaj thotë se arsyet se largimit të saj duhet ti tregojë vetë Kryeministri. Ndërsa pyetjes nëse është e penduar e Rilindjes Shehaj përgjigjet në këtë mënyrë.
Brisida Shehaj: Deri në momentin e caktuar që idete e tua janë pjesë e një ekipi, deri në momentin që ti e gjen vetën pjesë të atij ekipi më pas largohesh. Mua nuk më largoj, nuk më hoqi njeri. Ishte një vendimarrje e imja për tu larguar sepse nuk e ndjeja më vetën pjesë të atij ekipi. Dorëheqja ime ka qenë një histori shumë e bukur por që nuk më takon mua ta them. Nuk preferoj të flas sidomos për diçka që ka ndodhur mes meje, Kryeministrit apo asaj pjesë të administratës. Në qoftë se do të dojë ndonjë ditë Kryeministri ti përgjigjet këtyre pyetjeve është i lirë nga unë ka leje të tregojë të gjithë të vërtetën.
Je një e penduar e Rilindjes?
Jo s’kam pse të jem e penduar. Unë kam bërë një punë që unë e gjykoi shumë të mirë. Jam i gatshëm të përballem me këdo për çdo shifër, për cdo gram të atij institucioni. Unë i mbaj mend edhe sot sepse unë punoja nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të natës. Kam bërë më të mirën e mundshme, kjo ishte më e mira e imja. Do isha penduar po të kisha bërë ndonjë gabim, unë nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam bërë asnjë faj.
Unë nuk kam votuar për zotin Veliaj dhe nuk pres ndonjë gjë të madhe nga zoti Veliaj. Nuk e kam votuar. Absolutisht unë jam e majtë. PS ka pikërisht këtë vlerë, lirinë e saj. Mua nuk më merrte kryeministri për të më thënë voto këtë njeri.
Pse nuk e votuat zotin Veliaj?
Sepse nuk pash një njeri që kishte program. Unë në 2019-ën nuk kam votuar. Nuk kishte as program, as platformë, asgjë. Ndërsa për zotin Rama, është një njeri që unë e kam votuar. E kam votuar me bindje të plotë se do të bënte ndryshimin. Kur shoh ato pamje (shembjen e godinës së teatrit), ishin arsyet përse isha aty. Nuk më duket normale dhe ligjore.