Ç’është sistemi danez që kërkon Ambasada Amerikane? Ja pse PS dhe PD hezitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është investuar për aplikimin e sistemit zgjedhor danez në Shqipëri. Në dy takimet që ka zhvilluar së fundmi me kryeministrin Edi Rama, më 19 dhe 20 maj, ambasadorja Kim raportohet se ka kërkuar pikërisht aplikimin e këtij sistemi zgjedhor me lista të hapura.

Ambasadorja i është drejtuar me një e-mail edhe anëtarëve të partive politike në Këshillin Politik, ku diskutohet mbi reformën zgjedhore.

Grupi Nismëtar për Referendumin e Ndryshimit të Sistemit Zgjedhor, i drejtuar nga Kristaq Kume dhe Brizida Gjikondi, i është drejtuar me një letër ambasadores Kim, ku e falenderon për këtë propozim.

“Propozimi që Ju i bëni përgjegjësve për Reformën Zgjedhore për të gjetur konsensusin, për votime me lista të hapura është i njëjtë me aspiratat e shoqërisë tonë për t’u zhvilluar si shoqëri demokratike”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Por ndërkohë nga PS dhe PD duket se ka një hezitim për t’i dhënë mbështetje këtij propozimi të amerikanëve.

Sistemi zgjedhor danez, ndryshe nga sistemet e tjera, favorizon partitë e vogla në zgjedhjet parlamentare.

Danimarka aplikon një sistem proporcional rajonal me votim preferencial, i përbërë nga dy lista. E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Ja pse favorizohen partitë e vogla

Ndryshe nga sistemi zgjedhor në Shqipëri, i cili favorizon në masë të madhe dy partitë kryesore, sistemi danez i jep avantazh partive të vogla. Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar. Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’.

Lexo edhe :  Rama kritikoi gjyqtarin Toshi, reagon KLGJ: Deklaratat minojnë pavarësinë e gjyqësorit

Nga 175 vende në Parlamentin e Danimarkës, 135 ndahen për fituesit e zgjedhur nëpërmjet sistemit proporcional në 10 distrikte (rrethe), ndërsa 40 vende konsiderohen plotësuese dhe shpërndahen për fitues që përcaktohen nga diferenca e votave të distrikteve dhe votës kombëtare.

Pra nëse një parti që merr në rang kombëtar, 2% të votave, por nuk merr asnjë deputet sipas listës proporcionale në distrikte, me listat plotësuese mund të ketë përfaqësues në Parlament.

Në çdo zgjedhje parlamentare në Shqipëri konkurrojnë parti të reja, të cilat kërkojnë të thyejnë dominimin e PS-PD-LSI, por për shkak të pragut të lartë, që e kalon 3-5% të votave kombëtare, këto parti mbeten jashtë Parlamentit.

/k.s – Fjala.al

Të fundit

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar...

Aksidentohet ish-kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit. Giuliani ishte pasagjer në...

Lajme të tjera

Web TV