Përse kjo garë e ethshme armatimi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Hajro Limaj

Në klimën e besimit dhe të mosbesimit që ka lindur për të ardhmen e afërt të koronavirusit të ri, që shumë gjëra do të ndryshojnë, është e padiskutueshme, por meraku kryesor është se çfarë do të ndryshojë në fotografinë kryesore. Shpenzimet ushtarake, armatimet, shpenzimet e mbrojtjes/ luftës do të zvogëlohen apo do të të rriten? Vendet që janë brenda garës së hegjemonisë botërore e kanë në dorë. Hegjemoni do të thotë dëshira imperialiste, ekspansioniste. Për ta mbajtur këtë strategji, dëshirë në këmbë, për ta zhvilluar atë, kërkohet fuqi e madhe ushtarake. Ky është karakteri i një imperializmi që nuk ndryshon. Me madhësinë e fuqisë ushtarake ju mund t’i bini ziles në botë, mund të hidhni në dorë më shumë përfitime nga puna e popujve dhe ju mund t’i drejtoni ata për interesat tuaj. Instituti i Kërkimeve të Paqes Ndërkombëtare, i Stokholmit, është institucioni që mban llogaritë e zhvilimeve më të drejta të armatimit dhe që i analizon ato në vazhdimësi.

KINA NË RRITJE

Raporti i shpenzimeve ushtarake botërore, i botuar kohët e fundit për vitin 2019 jep tregues aspak pozitivë. Shpenzimet ushtarake janë rritur me 3,6 % dhe u lartësuan në rreth 1,9 trilionë dollarë. Kanë mbërritur në nivelin më të lartë nga 1988 deri më tani. Nga 1,7 trilionë dollarë që ishin të gjitha shpenzimet. Nuk është nevoja të shkojmë te viti 1988, rritje me 7,2 % nga 2010-a.

SHBA-ja, me rritjen 5,3 mbërriti të shpenzojë 732 miliardë dollarë. Kjo përbën 38 % të të gjitha shpenzimeve. Pesë vendet që bëjnë më shumë shpenzime janë: SHBA-ja, Kina, India, Rusia dhe Arabia Saudite. Shuma e shpenzimeve ushtarake të tyre përbën 62 % të të gjitha shpenzimeve ushtarake botërore.

Kina, 5,1 % rritje, 261 miliardë dollarë.

India, 6,8 % rritje, 71,1 miliardë dollarë.

Rusia, në vend të katërt, me 4,5 % rritje, është ngjitur në 65,1 miliardë dollarë, çka përbën 3,9 % të të ardhurave kombëtare.

Lexo edhe :  Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Japonia, 47,6 miliardë, Koreja e Jugut 43,9 miliardë dollarë.

Shpenzimet, që pësuan rënie gjatë 4-5 viteve të krizës financiare botërore të pas viteve 2008, me humbjen e thellësisë së kësaj krize, filluan të rriten dukshëm përsëri. Shpenzimet e përgjithshme ushtarake në raportin e përgjithshëm botëror shkojnë në 2,2 %, ku i bie për çdo njeri 249 dollarë! Gjermania, me 49,3 miliardë dollarë, është vendi kryesor në Evropë. Mbas anëtarësimit në NATO, shpenzimet e Bullgarisë u rritën në 127 %, veçanërisht nga blerja e avionëve të rinj luftarakë, ndërsa ato të Rumanisë në 17 %. Shpenzimet e përgjithshme të 29 vendeve anëtare të NATO-s janë 1035 trilionë dollarë. Arabia Saudite përjetoi rënie me 61,9 miliardë dollarë, por ajo ndan 8 % të të ardhurave kombëtare. Bota e luftës po ecën me shpejtësi. Nuk mund të flitet për një botë të bekuar, po shkohet më tepër drejt një bote më luftarake. Pra, në frontin e botës nuk ka ndonjë ndryshim. Konkurrenca për t’u bërë fuqia më e madhe, për të mposhtur me forcën ushtarake tjetrin vazhdon. SHBA-ja është e shqetësuar veçanërisht ngaqë në konkurrencën e madhe ka hyrë Kina, e cila mundi t’i japë fund hegjemonisë amerikane. Amerika sot është vendi më i madh me baza ushtarake nga e cila flotat luftarake lëvizin në të katër anët e botës. Për këtë arsye, fryjnë kaq ethshëm garat e armatimit. Në fakt, është tema që njihet më mirë. Themi se bota po shkencorizohet, por botën e drejton industria e luftës. Forca e atyre që kanë pushtetet e kësaj industrie, nxit hegjemonizmin. Epërsia në këtë tregti mbështet edhe sovranitetin, sundimin e dollarit. Prandaj, strategët e kësaj fushe shprehen se të ardhmen e botës nuk e vendos as korona apo ndonjë gjë tjetër, atë do ta vizatojë konkurrenca Amerikë – Kinë.

Të fundit

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin,...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Lajme të tjera

Web TV