Jo të paktë janë futbollistët e kampionatit më të fortë të futbollit në botë, që kanë shfaqur dfrikë për të rinisur pjesën e mbetur të kalendarit, për shkak të pandemisë. Premier League nisi me stërvitjen në grupe të vogla por me gjasë shumë yje nuk do jenë pjesë e projektit “Restart”.
Mesfushori energjik i Chelsea, N’Golo Kanté i frikësuar nga infeksioni i mundshëm me Covid-19, kërkoi dhe fitoi lejen nga Chelsea për të mos u stërvitur në qendrën sportive të Blues. Chelsea i ka lënë dorë të lirë futbollistit francez, që të rikthehet kur ta ndjejë, e duke parë se Kanté është mesa tyre që impenjohet më shumë, dhe garanton kilometra të tërë në ndeshjet e Premier League, frika për formën fizike nga Blues, është e paktë.
Edhe Mariappa, mbrojtësi i Watford ka shkaktuar jo pak zhurmë me rastin e tij pozitiv. Premier League nuk zbuloi emrat e lojtarëve dhe ekipeve me rastet pandemike, por për këtë, pak nga paniku e pak nga mosdija, mendoi vetë një protagonist. “Unë nuk e di se si e kam marrë pasi kam patur thuajse një sjellje perfekte” tha lojtari i Premier League.