Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ekskluzive – Rilindin “fajdet”/Si “vidhen” huamarrësit, nuk u tregohen as interesat dhe as kamatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandal me kreditë me interesa të lartë, deri në 20 %, nga institucionet financiare. Gazeta “Fjala” ka marrë në analizë dy subjekte, IuteCredit dhe Kredo.al. Kredia jepet shpejt, por interesat e lartë dhe kamatat e majme për çdo ditë vonesë kapërcejnë çdo limit. Institucionet shtetërore të kontrollit finaciar ende pa asnjë masë

Personat që janë në vështirësi financiare dhe nuk plotësojnë kushtet për të marrë hua në një bankë tregtare janë bërë target grup për IuteCredit dhe Kredo.al. Kredia merret në kohë rekord, brenda 15 minutave, vetëm me një mjet identifikimi, por interesat, komisionet e penalitetet, në rast mospagese në afat të këstit kapërcejnë çdo logjikë financiare. Institucionet financiare aplikojnë interesa deri në 20 ose 23% për kreditë me afat 6 muaj e 1 vit. I faturojnë klientit 200 lekë për çdo sms, përmes së cilës i kujtojnë se është një ditë me vonesë për të paguar këstin. Një sms nga çdo rrjet celular në vend nuk i kalon 12 lekët. Kredimarrësi paguan 0,85 % të principalit për çdo ditë vonesë. Madje, këto institucione e njoftojnë me letër me shkrim, në rrugë postare klientin për të paguar detyrimin, për të cilën e tarifojnë 1000 deri në 1500 lekë. Posta i shkon në derë huamarrësit disa herë dhe tarifa i shtohet detyrimit. Përveç të rinjve që bëjnë ‘gara” për  telefonin e fundit që ka dalë në treg, të cilin mund ta marrësh fare lehte te IuteCredit dhe Kredo.al, klientët e tjerë të këtyre institucioneve janë familje që e kanë thuajse të pamundur t’i mbyllin në afat detyrimet për pagesën e faturave.  Marrja e borxhit për të shlyer një borxh, emergjencat në spitale, apo skadimi i afatit për të paguar faturat e energjisë ose të ujit, i shtyjnë personat në vështirësi financiare t’u drejtohen parave me “fajde”.

M.D., 45 vjeç ka gjetur mënyrë të vetme për të paguar shpenzimet për një ndërhyrje në gju të djalit të saj, marrjen e një kredie në Kredo.al. Ajo ka marrë një kredi konsumatore në vlerën 70 mijë lekë, kësti mujor që duhet të shlyejë është 11 430 lekë dhe shuma që duhet të paguajë deri në fund të periudhës 6-mujore, afati i maturimit, është 98640 lekë. Vetëm interesat për gjashtë muaj arrijnë në 28640 lekë. 45-vjeçarja pohon se kredinë e ka marrë në kushtet e emergjencës, dhe nuk i është bërë i ditur interesi, por vetëm shuma që duhet të paguajë çdo muaj. Të njëjtën praktikë ndjek edhe IuteCredit-i. D. V., 29 vjeç, ka marrë pranë këtij institucioni financiar 30 mijë lekë, me afat një muaj. Në fund të muajit ka paguar 39 mijë lekë, 9 mijë lekë interesa për 30 ditë. Edhe 29-vjeçarja është detyruar të shkojë në zyrat e Iutecredit-it për një emergjencë financiare, e cila i ka kushtuar jo pak. Këto janë rastet “ideale’ të ballafaqimit me interesat e kripur në këto institucione financiare. Pasi në të dyja rastet këstet janë paguar sipas marrëveshjes mes palëve. Përveç interesave, komisionet e angazhimit janë disa herë më të larta, ndërsa penalitetet për moslyerje në afat të detyrimit, që nisin nga tarifimi për çdo sms që të kujton datën e pagesës, prej 200 lekësh deri te letrat që vijnë me postë në adresë të kredimarrësit, të cilat kanë një kosto prej 1500 lekësh, arrijnë deri në dyfishin e principalit.

Interesat

Në faqen zyrtare të IuteCredit-it janë të publikuara normat e interesit të kredive që rriten progresivisht në bazë të shumës dhe afatit.  Norma efektive e interesit (NEI) është totali i kostos së kredisë për klientin e shprehur si përqindje vjetore e vlerës së kredisë së dhënë. Kostoja totale e kredisë për klientin është totali i të gjitha shpenzimeve ku përfshihen interesat, komisionet dhe çdo lloj tjetër shpenzimi që klienti paguan për kredinë, sipas kushteve të marrëveshjes së kredisë (shpenzimet për shërbimet ndihmëse për marrëveshjen e kredisë, në veçanti primet e sigurimit, përfshihen nëse shërbimi është i detyrueshëm për të përfituar kredinë ose normën e interesit të aplikuar) . Kështu, kredi për klientë për herë të parë mund të merret për shuma: 5000 – 30000 lekë, me normë interesi  0% dhe afati 1 muaj. Ndërsa për një kredi në shumat 5000 – 50000 lekë, norma e interesit arrin deri në 20% dhe afati maksimal është 5 muaj.  Në faqen zyrtare të Kredo.al  thuhet se për kredinë me 1 këst, pra më afat maturimi 30 ditë, norma e interesit është 0, ndërsa për  3 muaj interesi është 17% në total mbi kredinë e lëvruar, për huanë me afat maturimi 6 muaj interesi  23% në total mbi kredinë e lëvruar dhe 12 muaj interesi 28% mbi shumën e marrë hua.

Penalitetet

Penalitetet për vonesat në pagesën e kësteve janë në shpërpjesëtim me shumën e marrë hua. Kredo.al përveç telefonatave të përditshme për çdo ditë vonesë, i njofton me shkrim huamarrësit e saj. Kostoja e një letre që të njofton se je me vonesë për të paguar kredinë, është 1000 lekë për çdo letër. Në rast se vonesa e pagesës shkon në një muaj, penaliteti është 14% e shumës së huasë. Komisioni për kërkesa dokumentacioni nga klientët është 2000 lekë për çdo dokument dhe komisioni për ristrukturim kredie në raste të veçanta është 20% mbi vlerën e principalit të mbetur.

Lexo edhe :  Diplomohen 1475 të rinj në UBT, Denaj: Gati për të kontribuar në vizionin “Bujqësia 2030”

Thuajse të njëjtën skemë ndjek edhe IuteCredit. Në rast mospagimi të detyrimit mujor IuteCredit aplikon një penalitet prej 0,85% të detyrimit. Në rast vonese klienti informohet për pagesën e këstit përmes dërgimi të SMS me një kosto prej 200 lekësh dhe nëpërmjet letrave të dërguara në adresën e deklaruar nga klienti me një kosto prej 1500 lekë për çdo njoftim të dërguar. Gjithashtu, klienti njoftohet edhe nëpërmjet thirrjeve telefonike në mënyrë periodike për ta informuar lidhur me pagesën dhe penalitetet e aplikuara. Në faqen zyrtare është paraqitur një shembull se sa shkojnë penalitetet për një  klient që nuk shlyen në kohë huanë.

“Kredi e keqe”/Llogaritja e penaliteteve në IuteCredit

Supozojmë se klienti ka këtë plan shlyerjeje të pagesës. Çdo datë 09.09 për 10 muajt në vijim ai duhet të shlyejë 13726,0 Lekë. Supozojmë që sot është data 09.06.2018 dhe klienti nuk ka bërë asnjë pagesë.

  1. Përpara ndërprerjes së marrëveshjes së kredisë (Terminim), për çdo ditë vonesë klientit i aplikohet penaliteti ditor, i cili është 0,85% i llogaritur mbi vlerën e këstit të kredisë.
  2. Penaliteti deri në terminim, për këstin e parë në vonesë, llogaritet 0,85%* 13725,67 Lekë = 116,6 lekë *50 ditë = 5833,0 lekë (dhe aplikohet deri në momentin që klienti shlyen total detyrimin, përfshirë dhe penalitetet e krijuara deri në momentin e shlyerjes totale të këtij detyrimi).
  3. Penaliteti deri në Terminim, për këstin e dytë në vonesë (nëse nuk është kryer asnjë pagesë), llogaritet 0,85%* 13725,67 Lekë = 116,6 * 20 ditë deri terminim = 2333,0 lekë (dhe aplikohet deri në momentin që klienti shlyen total detyrimin, përfshirë dhe penalitetet e krijuara nga kjo vonesë).
  4. Pas ndërprerjes së marrëveshjes së kredisë, për çdo ditë vonesë klientit i aplikohet penaliteti ditor, i cili është 0,85% i llogaritur mbi detyrimin total të kredisë. 0,85%*137257 lekë = 1166,6 lekë në ditë *67 ditë pas terminimit = 78168 lekë . Detyrimi ngrin pas 117 ditësh vonesë.
  5. Kostoja totale e penalitetit ditor, nëse klienti nuk shlyen asnjë prej kësteve, sipas shembullit të supozuar, është 86335 Lekë (5833+2333leke+78,168 lekë).
  6. Në rastin konkret, klienti në vonesë prej 50 ditësh i dërgohen 4 SMS njoftuese me kosto 200 lekë secila (4 SMS *200 lekë = 800 lekë).
  7. Ne rastin konkret klienti në vonesë prej 50 ditësh i dërgohen 3 letra njoftuese me kosto 1500 lekë secila (3 letra *1500 Lekë = 4500 lekë).
  8. Kostoja e njoftimeve, sipas këtij rasti është 5300 Lekë (SMS & letër postare) Nëse klienti nuk paguan të gjithë detyrimin e akumuluar deri në ditën e 50-të të vonesës , datë në të cilën bëhet ndërprerja e marrëveshjes (Terminimi) do të aplikohet penaliteti 30 % i principalit. (30%*100,000 Lekë = 30000 lekë).
  9. Totali i penaliteteve për këtë shembull të supozuar është 121635 lekë

“Theksojmë se klienti duhet të paguajë të gjithë detyrimin bashkë me penalitetet e shtuara, për shkak vonese, sepse, nëse nuk e paguan të plotë, do të vazhdojnë të akumulohen penalitete, njësoj sikur nuk është paguar asgjë”.

Kredo.al    
ME AFAT 1 VIT
Shuma Kësti Totali
10000 1320 15840
50000 6610 79320
100000 13230 158760
150000 19840 238080

 

  • M.D., 45 vjeç

Ku e keni marrë kredinë?

Kam një kredi 70000 lekë në Kredo.al

Për sa kohë e keni marrë kredinë?

Për 6 muaj.

Sa ishte interesi?

Nuk e di, s’ma thanë.

Sa lekë paguani në muaj?

Paguaj 11430 lekë në muaj.

Sa do të paguani deri në fund?

Për 6 muaj do të paguaj 98640 lekë, shkon rreth 28640 lekë më shumë.

A ju duhet e lartë shuma që do të paguani?

Shumë është, por  më duheshin paratë, për të paguar faturën e një operacioni, dhe isha e detyruar.

A jeni në dijeni sa penalizoheni, në rast se nuk i paguani këstet sipas marrëveshjes?

Nuk i kam llogaritur, por e di që janë shumë. Do të bëj çmos t’i paguaj në afat. Për vonesat, për çdo ditë komisionet janë shumë të larta.

  • D.V., 29 vjeç

Ku keni marrë kredi?

Kam 30 mijë lekë IuteCredit

Për sa kohë e keni marrë kredinë?

Për 1 muaj.

Sa ishte interesi?

Nuk e di, s’ma thanë.

Sa lekë paguani në muaj?

Kam paguar 39000

A ju duket e lartë shuma që keni paguar?

Shumë e lartë është,  9 mijë lekë më shumë për 1 muaj.

A jeni në dijeni sa penalizoheni në rast se nuk i paguani këstet sipas marrëveshjes?

Nuk i kam llogaritur, por e di që janë shumë.  Madje di që për çdo ditë vonesë të shtohen 300 lekë. Tarifohesh për çdo sms që të vjen ose në rast se pagesa vonohet më shumë se 35 ditë, të vjen një letër me shkrim që është 1500 lekë, dhe të gjitha këto mblidhen mbi shumën që ke marrë./Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i KE! Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që...

Së shpejti këto shenja horoskopi nuk do të jenë më beqarë

Nëse po prisni një lidhje të re apo një ndërlidhje romantike, astrologjia ka disa lajme emocionuese për ju. Sipas parashikimeve astrologjike, disa shenja horoskopi do...

Balluku jep lajmin/ “Tirana do zgjohet në vitin e ri me Unazën e Madhe të përfunduar”

Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet edhe gjatënatës për të finalizuar në afat këtë projekt kompleks, por shumëtë rëndësishëm...

Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia “blindon” Kodra e Diellit 2, dyshohet se…

Një aksion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë. Aksioni po zhvillohet te Kodra e Diellit 2. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Operacionalja...

Vota e diasporës, Celibashi: Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit të subjekteve

Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për...

Lajme të tjera

Web TV