Vëllai i “Mandelës së Elbasanit” kërkesë gjykatës për rihapjen e dosjes së ‘99

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Peqini i dënuar me plotë 25 vite burg në shtator të vitit 1999, është njëherësh edhe vëllai i Eduart Peqinit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mandela”.

Peqini kërkon rihapjen e dosjes hetimore,pasi sipas tij gjykimi dhe dënimi është kryer në mungesë. Vladimir Peqini, në periudhën 1998-1999 kur është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij, nuk ka qenë në Shqipëri pasi qëndronte jashtë shtetit, duke ju fshehur drejtësisë. Në kërkesën që ai ka depozituar në Gjykatën e Apelit Durrës, Vladimir Peqini, thotë se nuk ka pasur dijeni për zhvillimin e një procesi gjyqësor kundër tij në Shqipëri.

Aq më tepër argumentohet në kërkesë se Peqini s’ka pasur asnjë të dhënë kur ka përfunduar procesi gjyqësor, e për pasojë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për apelimin e vendimit gjyqësor me nr.105 të datës 29 shator 1999, ku gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie në mungesë.

Tashmë Vladimir Peqini, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar nga Apeli Durrës që të rivendosë në afat duke i dhënë mundësi Peqinit, të kryejë apelimin e vendimit të dënimit me 25 vite burg, vendim ky që tashmë ka marrë formë të prerë. Nëse gjykata e Apelit Durrës në ditët në vijim do të pranojë kërkesën e Vladimir Peqinit, atëherë çështja e tij do rihapet sërish, ku do jetë prapë gjykata e Apelit që do vlerësojë provat materiale dhe do vendosë dënimin përfundimtar ose jo të Peqinit. Kujtojmë që katër vite më parë Vladimit Peqini, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri.

Peqini është dënuar për veprat penale si: “Krijim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur”, “vrasjeve me paramendim”, “vrasjeve me dashje të mbetur ne tentative”, “Vrasjeve me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Asgjësim kufome”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Shkatërrim të pronës”, “Rrëmbim personi” dhe “vjedhje me pasojë vdekjen”. Rezulton se në përfundim të hetimeve dhe gjykimit të gjithë pjesëtarët e bandës, Eduard Peqini ose “Mandela”, u dënua me burg të përjetshëm.

Lexo edhe :  Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Vëllai i tij, Vladimir Peqini me 25 vjet burg, B. Xhenja 20 vjet, A.Peqini 25 vjet, L.Peqini 16 vjet, A.Peqini 13 vjet, ndërsa të tjerët mbi 10 vjet burg. Në total, kjo bande u dënua me 170 vjet burg.

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Lajme të tjera

Web TV