Luan Rama: Basha bëri shumë mirë që largoi Topallin nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama deklaron se Lulzim Basha bëri shumë mirë që largoi nga kjo parti Jozefina Topallin. I ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Rama e lidhi këtë me deklaratën që ka bërë Topalli dhe sjelljen e saj politike.

-Ka pasur të drejtë që ka larguar Jozefina Topallin?

-Natyrisht me qëndrimet kundër PD që mban zonja Topalli, edhe nëse Lulzim Basha në momentet e para nuk ka pasur të drejtë, ka legjitimuar atë që ka vendosur Lulzim Basha dhe strukturat e PD në vendimmarrjen e parë.

-Qenkeni bërë me PD zoti Rama.

-Jo nuk jam bërë më PD por përpiqem ta shoh në mënyrë realiste situatën brenda PD. Se dhe nëse edhe unë kam qenë në strukturat e PS apo dhe LSI, por në momentin kur nuk përfshihesh në lista, qoftë edhe për arsye subjektive të kryetarit, le ta quajmë edhe për gabim të kryetarit, kjo nuk e përligj zemërimin dhe inatin dhe mllefin deri në atë shkallë sa t’I kundërvihesh forcës tënde politike në mënyrë alogjike.

Po iu sjell një shembull, me çfarë agresiviteti dhe mllefi është shprehur zonja Topalli kundër vendimit politik për djegien e mandateve nga ana e opozitës. Por nëse do ta gjenit zonjën Topalli para se të digjeshin mandatet ka qenë nga ithtarët dhe partizanet e idesë për të djegur mandatet. Është me zë dhe me figurë: Opozita duhet të djegë mandatet. Dhe pasi opozita i dogji mandatet, del në pozicion të kundërt.
https://youtu.be/XEX592wzXNw

Të fundit

Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi një mesazh urimi popullit dhe qeverisë...

Përmbyset gomonia me 68 pasagjerë, tre motra minorene humbin jetën

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt...

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Lajme të tjera

Web TV