Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Wuhan kanë ndaluar rreptësisht me ligj konsumimin e kafshëve të egra nga qytetarët. Kështu raporton e përditshmja kineze, Global Times.

Kjo ndalesë përfshin konsumimin e çfarëdo kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura.

Koronavirusi fillimisht është raportuar në Wuhan në fund të vitit të kaluar, teksa autoritetet kanë fajësuar një treg të kafshëve të egra.

Në muajin janar, Kina ka marrë vendim të përkohshëm për shitje dhe blerje të këtyre kafshëve, ashtu sikurse kishte vepruar pas shpërthimit të Sars-it.

Një muaj më vonë, qeveria “ka ndaluar tregtinë ilegale të kafshëve të egra” dhe “ka eliminuar konsumimin e tyre për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njerëzve”.

Mirëpo nga ajo kohë, në një numër raportimesh është thënë se kafshët e egra janë shitur sërish në Kinë dhe vende tjera. Origjina e saktë e koronavirusit të ri ende nuk dihet, ndonëse disa të dhëna sugjerojnë se ka ardhur nga një kafshë./b.b/Fjala.al

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Lajme të tjera

Web TV