Arti dhe kultura nuk ngrihen mbi gërmadhat që bën diktatura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Më 17 maj nuk u luajt vetëm drama e fundit në Teatrin Kombëtar, me personazhe policinë e egërsuar që masakronte njerëz dhe me eskavatorët si përbindësha metalikë, ndërsa pluhuri binte si perdja e skenës, por mbi ato gërmadha absurde nisi një tjetër gjë, rikthimi i një drame për shoqërinë tonë. Sot ajo është më e dërmuar nga tërmetet e vitit të kaluar dhe nga pandemia që po kalojmë në këta muaj. Kurse varfëria, papunësia dhe politika shterpë kanë vazhduar permanente. Egërsia dhe dhuna me të cilën policia e shtetit veproi në atë mëngjes dhe gjatë gjithë ditës, vinte si rrjedhojë që nga arroganca e zyrës kryeministrore dhe tronditi mbarë opinionin publik, me jehonë negative në mediat e botës.

Shfaqje e tmerrshme të shihje forcat special të armatosura që nxirrnin artistët nga skena me pranga në duar, teksa shembja kishte filluar me ata brenda. Nuk u kursyen aspak goditjet me shkopa gome, grushta dhe shkelma e gaz lotsjellës mbi aktivistë, gazetarë, opozitarë e qytetarë të thjeshtë, të cilët mbështesnin mendimin për mosshembjen e Teatrit Kombëtar. Një teatër i vërtetë vrastar. Është e paimagjinueshme dhuna që u përdor ndaj grave e të rinjve, që kishin dhe libra ndër duar. Askush nga instancat shtetërore nuk foli asnjë fjalë, qoftë dhe për formën e dhunshme që u shoqërua edhe gazetari i mirënjohur Alfred Lela, ndërsa bënte detyrën si qytetar dhe gazetar.

Ky është kuptimi i diktaturës “pushteti dhunshëm e i pakufizuar shtetëror, që shpreh dhe mbron interesat e sunduesve nëpërmjet ushtrisë dhe policisë”. Madje, në deklaratën e tij kryeministri na u shfaq krejt i verbër. Nuk kishte pare aspak të ushtrohej dhunë, por vetëm një “opozitë qaramane”, sipas tij. Pak dua t’i jap të drejtë, sepse në situate të tilla barra kryesore i bie opozitës ta shkulë dhe ta shembi regjimin, përpara se ai të shembë teatrot dhe para tyre mjaft vlera nga thesari i traditës, duke derdhur beton dhe egërsi si betoni. Përballje. Kështu ndodh në vendet demokratike, kur cenohen të drejtat dhe liritë. Kur verbohet pushteti dhe nuk sheh më, duke mos kontrolluar më veprimet e tij të dëmshme dhe aty është dhe pikënisja e rrugës për instalimin e diktaturës. Debati për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar mbetet totalisht i kotë. fatkeqësisht, fati i ngrehinës historike ishte vulosur nga një pushtet për të cilin monumentet kulturore bëhen të pavlefshme përpara interesit të pasurimit babëzitës të politikanëve dhe oligarkëve.

Ky pushtet oligarkik nuk frenohet të shembë dhe të shtypë çdo gjë dhe këdo që i del përpara, mure, kujtesë, vlera, ndërgjegje. Teatri u shemb jo për të bërë një të ri në vend të tij, që mund të ngrihet kudo, por nën maskën e tij aspak teatrore, të lartësohen kullat private dhe kjo është më se e qartë. Propaganda, mashtrimet dhe dhuna nuk e mbulojnë dot këtë fakt. Asnjë arsye të qëndrueshme dhe bindëse nuk ka që godina të prishej, të gjitha janë justifikime mizore. Dhe e gjitha degradon si një farsë kur mundohen të na mbushin mendjen që godina ishte një ndërtesë tallashi dhe teneqeje, e ngritur si kazermë nga italianët, e amortizuar, e rrënuar, e nuk kishte asnjë vlerë nga ana arkitekturore, e lloj-lloj broçkullash që dëgjuam. Dhe sikur kështu të ishte, ato kanë vlera për historinë dhe kujtesën dhe në vende normale bëhet kujdes dhe ruhen. Jo më Tirana, që s’ka më dëshmi kësisoj. E nëse e donin me kaq ngulm teatrin e ri, ta ndërtonin diku tjetër, u thane të gjithë, edhe bota, por ngulmimi ka qenë për truallin. Vlera e truallit u interesonte shumë më tepër se vlera historike dhe arkitektonike e godinës së teatrit, vepër e arkitektit italian, Giulio Berté, në vitin 1939, modern dhe avangardë për gjysmën e parë të shekullit XX.

Lexo edhe :  Sazani një investim politik, jo strategjik

Teatri Kombëtar i Tiranës ishte shembulli i parë i arkitekturës evropiane në Shqipëri dhe paraqet hapin e pare në lidhjen midis Shqipërisë dhe Evropës Perëndimore. Ajo, që më 1940 funksionoi si një kompleks kulturor me emrin “Scanderbeg” (i njëjtë nga Giulio Bertè me vlerat e urës Flaminio në Romë), në stilin e plotë racionalist, siç shpjegojnë specialistët, Teatri Kombëtar ishte i një vlere të jashtëzakonshme arkitektonike, pasi bazohet dhe në pikturën metafizike të Giorgio de Chirico-s dhe u ndërtua në një mënyrë inovative dhe ekologjike në lidhje me veprat e kohës: me fibra plepi dhe çimentoje të transportuara në Shqipëri dhe të përziera me beton.

Indro Montanelli, babai i gazetarisë moderne italiane, foli për të si një vepër monumentale për Shqipërinë. Unë nuk besoj që nga një regjim i tillë, që nuk është në gjendje të ngrejë dot institucionet e gjykatave, prokurorisë, parlamentit, sisteme zgjedhore etj., do të mundet të ngrejë art dhe kulturë, duke bërë gërmadha në traditë dhe kujtesë. Përkundrazi,  aty ku shemben godinat plot hijeshi të artit, ngrihen kullat uzurpuese të diktaturës. Pa kujtesë, si “tru idioti”, sipas një poezie…

Të fundit

“Fatet e kombit s’duhet të jenë pazare”, Gjikondi kritikon kërkesën e PD: Një kërcënim…

Kërkesa e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e pranverës dhe për aksesin në votim të qytetarëve pa kartë identiteti...

Edukatorja i dhunoi djalin, flet babai i 3-vjeçarit: Në darkë kur nusja i bëri dush…

Flet për herë të parë, Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit privat. Ai ka treguar se djali...

Zgjedhjet/ Faik Basha reagon ashpër: Berisha dhe Meta janë problemi kryesor i Shqipërisë

Si do të kandidojnë Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë më 11 Maj, a ka negociata mes tyre dhe cili do të jetë pozicioni...

Trump kërkon uljen e çmimit të naftës: T’i japim fund luftës në Ukrainë

Presidenti Donald Trump, i cili ka premtuar se do të sigurojë dominimin e energjisë amerikane, po kërkon drejtpërdrejt ndihmë nga prodhuesit e huaj të...

Del FOTO, kush është edukatorja që dhunoi 3-vjeçarin brenda kopshtit privat në Tiranë

Personi që shikoni në foto është edukatorja Rudina Gërdani, e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në kopshtin privat “Gledis” në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV