Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Turqi Anar Useynov, ka bërë një postim në rrjetin social ku shkruan se operacionet e testimit të TAP kanë përfunduar.
Që nga sot molekulat të gazit natyror nga Azerbajxhanit janë futur në pjesën e Shqipërisë të TAP.
Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria merr gaz natyror përmes një tubacioni dhe bëhet pjesë e hartës energjetike evropiane.

b.gj/fjala.al