Makina hapësinore SpaceX nis fluturimin javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astronautët e NASA-s pritet të nisen në fluturim javën e ardhshme për të testuar zyrtarisht kapsulën SpaceX të krijuar nga Elon Musk, në atë që e quajnë një makinë e vërtetë fluturuese. Astronautët Robert Behnken dhe Douglas Hurley do të nisen në fluturim nga toka javën e ardhshme, nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Në qoftë se do të rezultojë i suksesshëm, fluturimi historik do të shënojë udhëtimin e parë në histori, që një njeri mund të fluturojë drejt hapësirën përmes një anije të ndërtuar nga një kompani private raporton The Sun.

Sipas ekspertëve, ky mision, në qoftë se do të jetë i suksesshëm, do të çelë një rrugë të re të dominimit të Amerikës në hapësirë, për të shkëputur lidhjen e varësisë që vetë NASA ka pasur deri më sot me Rusinë.

“Mendoj se është një makinë e vërtetë fluturuese. Është më e vogël sepse është një kapsulë. Është një lloj arti i ri i teknologjisë”-shprehet astronauti i parë që do të tentojë të fluturojë me të, Hurley. ai dhe kolegu i tij, Behnken janë trajnuar prej muajsh për të drejtuar këtë makinë fluturuese drejt hapësirës.

Pjesë e kapsulës do të jetë një ekran i ri me prekje, që do të komandojë të gjithë panelin, ndryshe nga kontrolli me dorë që është përdorur deri më sot. Misioni, i quajtur Demo-2, në qoftë se do të rezultojë i suksesshëm, synon që të shtrihet më tej edhe në hënë, mars dhe kudo tjetër larg planetit tokë.

Makina e re hapësinore do të niset nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, në orën 9.32 të mbrëmjes, më 27 maj. Rëndësia e këtij misioni është e njëjtë me atë të anijes Apollo 11, kur u ul në hënë. Misioni, sipas ekspertëve të NASA-s, mund të shtyhet vetëm nga kushtet atmosferike, që do ta bëjnë të pamundur ngritjen e makinës për herë të parë.k.t/Fjala.al/

Lexo edhe :  Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

 

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV