Mafia nuk pyet as për koronavirus/Mënyra e re për shpërndarjen e drogës do ju habisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valët e koronavirust goditën në muajin mars shtetin Italian, Rocco Mole një anëtar i organizatës kriminale Ndrangheta u përball me dilemën se si të transportonte lëndë narkotike gjatë pandemisë.

Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë, ku kontrollohet nga klani mafioz, ai kishte arritur të marrë një ngarkesë prej 537 kg kokainë, por nuk mund ta transportonte gjatë izolimit ku  kontrollet u shtuan dhe rrugët kryesore u mbyllën.

Ai gjeti një zgjidhje tepër interesante duke e vendosur  kokainën nën lëkurën e limonit, por kjo zgjidhje e pati fundin e shkurtër.

Në vendin ku ai vendosi kokainën dhe transporte atë me masa të vogla nën lëkurën e limonit, forcat e policisë Italiane ndoqën Rocca Mole deri në varrin ku kishte fshehur kokainën, ku më pas përfundoi me kapjen dhe prangosjen e tij.

Reporterët e OCCRP zbuluan se industria e kokainës, të cilët prodhojnë rreth 2000 tonë në vit dhe përfitojnë miliarda dollarë, kanë zbuluar mënyra të reja për shpërndarjen e kokainës tek klientët, duke i shkuar edhe në shtëpi, por dhe hera herës duke u hequr si biznese legjitime, gjatë pandemisë raportohet se çmimet e kokainës janë rritur me 30 % më shumë sesa më parë duke bërë që ky biznes të lulëzojë.

Tashmë është e qartë se kokaina  vjen nga Amerika e Jugut për në Evropë dhe Amerikën e Veriut, rrugët e kalimit janë zëvendësuar me të reja, dhe shitja në dorë tashmë është zëvendësuar me shërbimin “dërgesë në shtëpi”./fjala.al/

Të fundit

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe...

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi. Duke hapur konferencën për mediat,...

“Alien: Earth” – Përbindëshi i tmerrshëm hapësinor i Ridley Scott është vërtet i frikshëm

Krijesa më kinematografike e së keqes vjen në ekranin e vogël, falë mendjes pas ripërpunimit brilant të Fargo-s. Një serial i mbushur me tmerr...

Lajme të tjera

Web TV