SHBA-të marrin vendimin ‘ekstrem’ për të diplomuarit në mjekësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqetësimet për koronavirusin kanë ndryshuar mënyrat se si njerëzit shoqërohen, blejnë gjërat që u duhen dhe punojnë. Pandemia gjithashtu ua ndryshoi shumë studentëve të ngjarjet më të mëdha të vitit të diplomimit, duke anuluar festat, ngjarjet sportive dhe madje edhe vetë ceremoninë e diplomimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi na sjell këtë histori pozitive të një ndihmës mjeku në Vermont, i cili po u bën thirrje studentëve të dhurojnë kostumet e tyre të diplomimit për të ndihmuar punonjësit e shëndetit që po luftojnë me Covid-19.

Gati katër milionë të diplomuar në Shtetet e Bashkuara këtë vit nuk do të shijojnë përvojën e ceremonive normale të diplomimit për shkak të distancimit fizik dhe shqetësimeve për pandeminë e koronavirusit. Por, kostumet e tyre të diplomimit mund të përdoren për një kauzë të mirë, ato mund të shpëtojnë jetë.

“Si një ndihmës mjek i ilaçeve në urgjencë që trajton pacientët me Covid-19, unë kam qenë dëshmitar i efekteve shkatërruese të tij si në komunitetin tonë ashtu edhe më gjerë. Kam dëgjuar histori tmerri të punonjësve të kujdesit shëndetësor, të cilëve u mungojnë pajisjet dhe veshjet adekuate”.

Punonjësi i kujdesit shëndetësor, Nathaniel Moore, themeloi kohët e fundit organizatën bamirëse, Gowns 4 Good. Ai po u kërkon të diplomuarve të dhurojnë kostumet e tyre të reja ose të përdorura të diplomimit për më shumë se 75,000 punonjës të kujdesit shëndetësor të regjistruar në faqen e tij të internetit.

“Themelova organizatën Gowns 4 Good me qëllim të mbrojtjes së punonjësve të kujdesit shëndetësor përmes përdorimit të kostumeve të diplomimit. Ato janë më efektive sesa mjetet e tjera alternative mbrojtëse, duke patur parasysh gjatësinë dhe gjerësinë e tyre, si dhe mëngët e tyre të gjata.”

Lexo edhe :  PAMJE virale/ Peshkatarët shpëtojnë delet që ranë në det nga një anije e mbytur

Zoti Moore thotë se kostumet e diplomimit nëse vishen nga ana e kundërt i plotësojnë kushtet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve për veshjet mbrojtëse, duke mbuluar zonat kritike si krahërorin, gjoksin, stomakun dhe belin.

“Historitë personale të punonjësve të kujdesit shëndetësor mbi mungesat e pajisjeve mbrojtëse, kërkesat e tyre për kostume të diplomimit, për çdo mbështetje që mund t’u ofrojmë atyre dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur, na nxisin që të punojmë aq sa mundemi për t’i ndihmuar ata.”

Zoti Moore thotë se në mesin e 5,600 donacioneve që ka marrë deri më tani, disa prej tyre përfshinin shkrime të përzemërta nga prindërit, fëmijët e të cilëve vdiqën vite më parë, përpara se të kishin mundësinë të diplomonin. Ato dukeshin shumë të çmuara për t’u dhuruar, shkruanin ata, deri tani kur kostumet e diplomimit mund të shpëtojnë jetën e atyre që po përpiqen të na shpëtojnë jetët tona./VOA/Fjala.al

Të fundit

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri i KQZ-së zbulon detajet

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli në “Shqipëria Live” për procesin zgjedhor të 11 majit, përfshirë atë që po...

Pasaportë amerikane përmes lindjes? Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron abuzuesit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë lidhur me keqpërdorimin e vizave turistike nga prindër të huaj që...

Gazment Bardhi thirrje votuesve të pavendosur: Refuzojeni arrogancën e Belinda Ballukut!

Nga takimi përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje votuesve të pavendosur të mos votojnë për Belinda Ballukun, e cila është drejtuese...

Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe…

Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres së tij, ndëra në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet baba. Përmes rrjeteve sociale ka...

“Sa herë e hanë nga bufi”, Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS. Rama bëri dhe një krahasim mes...

Lajme të tjera

Web TV