Zidane rrezikon ‘të mbytet’ nga lojtarët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në pushimin e ligës, trajneri i Real Madrid ishte ai që bëri ndryshimet më të pakta, duke u dhënë në këtë mënyrë zëvendësuesve më pak minuta në fushë.

Nëse La Liga rifillon, kampionati do të bëhet një “tour de force” (përballje e më të fortëve),  i vërtetë që do t’i detyrojë lojtarët të bëjnë përpjekje intensive me pak kohë rikuperimi dhe në një hapësirë ​​shumë të shkurtër kohe për të përfunduar garën. Madje, edhe në temperatura shumë më të larta sesa ato që janë mësuar.

Kjo do të përfshijë shumë punë nga trajnerët, të cilët në disa raste, siç është ai i Real Madridit, do të detyrohen të bëjnë ndryshime të rëndësishme. Rasti i  Zinedine Zidane, i cili është trajneri i La Liga që deri në çastin e pezullimit të kampionatit u dha më pak kohë zëvendësuesve të tij, mund të merret dhe si shembulli perfekt. Ai është trajneri që ka bërë ndryshimet më të pakta (mesatarisht 2.81) dhe që ka dhënë më pak minuta për zëvendësuesit.

Francezi ishte trajneri që në të shumtën e rasteve ka mbyllur një lojë pa ezauruar zëvendësuesit. Kujtojmë që tani, pas modifikimit të pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, do të jetë e mundur të bëhen deri në pesë zëvendësime për ndeshje.

Në skajin tjetër të listës janë gjashtë skuadra që kishin shterur në çdo ndeshje tri ndryshimet, si Granada, Alaves, Betis, Getafe, Mallorca dhe Seville.

Zëvendësuesit madrilenë, përveç kësaj, janë ata që kanë kaluar minutat më të pakta në fushë: gjithsej 1.299, “Zizou” i bën disa ndryshime vetëm në bazë të lojës që është duke u zhvilluar.

Lexo edhe :  HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Sipas mesatares së minutave, një zëvendësues nga Real Madrid është në fushë në 17.09 minuta, ndërsa ata nga Granada shijojnë 25.21 minuta lojë.

Nga ana tjetër, në Champions League, Zidane i ka përdorur të tria ndryshimet në të gjitha ndeshjet (gjashtë në fazën e grupeve dhe një që korrespondon me ndeshjen e parë të raundit të 16-të) që ai ka luajtur në kampionatin kryesor kontinental këtë vit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV