Artan Fuga posaçërisht për “Fjala”: Absurdi i rindërtimit të Teatrit Kombëtar gjetiu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga posaçërisht për Fjala.al

Këtë seancë të radhës të Kuvendit, kryeministri Edi Rama deklaroi para deputetëve që paraqiteshin të përgjumur politikisht, se ai do ta rindërtonte Teatrin Kombëtar, si ndërtesë, ashtu sikurse ka qenë, fiks ashtu, por në një vend tjetër, dhe këtë radhë do të jetë Teatër për fëmijët!!!

Askush nuk u pa nga të pranishmit të ngrihej e të ikte nga salla, ose të qeshte, qante, pale të guxonte të merrte fjalën për ta analizuar këtë premtim të kryeministrit për projektin e madh, historik, të pohuar! Duket si një premtim i radhës, që mbase edhe e realizon, ndofta nuk e mban, por domethënia e tij vetëm sapo u shpreh është fort e rëndësishme dhe ia vlen për t’u vënë në dukje!

Në atë premtim çfarë nuk ka brenda (!!!), sa mund të shkruash një libër të tërë! Por, koha nuk premton. Mbi të gjitha është një përpjekje për të fshehur atë fakt madhor, sipas të cilit, shkatërrimi i Teatrit si ndërtesë, sepse si art tashmë atë e kanë shkatërruar të gjitha qeveritë e marra së bashku, është bërë mbi parregullsi të rënda ligjore, të cilat edhe një qytetar i thjeshtë si unë i kupton për bukuri. Jo më politikanët, analistët e specializuar dhe juristët që mbulojnë fushën e jurisprudencës, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kombëtare. Këta të fundit e kuptojnë shumë më mirë, por shumica e tyre nuk flasin. Premtimi i bërë për rindërtimin e ndërtesës të Teatrit në një vend tjetër, si Teatër për fëmijët, ka funksionin për ta nxjerrë këtë akt shkatërrimi të paligjshëm nga rreziku i akuzave juridike që në të ardhmen mund të formulohen për prishje të paligjshme të ndërtesës së vërtetë të Teatrit Kombëtar. Nesër pasnesër, kur një akuzë të mund të ngrihet, si ngrihen të vdekurit nga varri në ëndrrat më të frikshme, dhe të formulojë verdiktin: Pse e priiiiishëëëët ndërtesëëëën e Teatrit Kombëtar! Përgjigjja do të ishte: «Kush tha që e prishëm??? Ndërtesa e Teatrit aty është, madje me materiale më të forta sesa e para!» Madje pas njëqind vjetësh, kur fëmijët e asaj kohe të dëgjojnë si turbull që ka pas qenë një ndërtesë Teatri Kombëtar, që është prishur në agimin e një dite pushimi nga fadromat, sikurse prishnin muret e Rozafës plaçkitësit që mbillnin pastaj mitin se prisheshin vetë, zyshat e politizuara do të thonë:

«Kalamaj të dashur, mos u besoni mitologjive të vjetra të asaj kohe, që si gojëdhëna na vijnë nga larg, sikur gjoja është shkatërruar ndonjë ndërtesë Teatri! Komunikimi oral e tjetërson ngjarjen e vërtetë! Janë prishur wc e pista që kanë pas ekzistuar në atë shekull aty te monumenti i Partizanit të Panjohur, dhe na sillet si gojëdhanë ngjarja e zhvendosur! Sikur gjoja u shkatërrua ndërtesa e Teatrit! Në fakt duhet t’u besoni fakteve, jo gojëdhanave! Ndërtesa e Teatrit Kombëtar ja ku është aty! Shiheni faktin material! Krahasojeni me skicat e Teatrit që gjeni në arkivën e kohës dhe do ta shihni që është pikërisht po ai Teatër! Pra, nuk kemi vetëm fjalën «Teatër» që do të jetë e njëjtë, «Teatër Kombëtar» për «Teatër Kombëtar», por edhe skicat do të korrespondojnë me kthinat e ndërtesës reale të rindërtuar, por të zhvendosur diku andej tutje larg nga qendra e qytetit!

Krimi kështu bëhet një krim perfekt, sepse gjurma e krimit fshihet në ngatërresat e historisë. Është sikur të kishte qenë një serial killer që të kishte vrarë një njeri, ta zemë një burrë. Dhe pastaj, në marrëveshje, në vend të tij të kishte prezantuar vëllain binjak, por tjetër njeri, në vend të të vrarit. Kush e prishi ndërtesën e Teatrit Kombëtar? Ja ku e keni ndërtesën, çfarë llomotisni! Asgjë nuk u prish, u rindërtua!

Por, pyetja filozofike, arkitekturore, urbanistike është kjo: A mundet të quhet rindërtim i ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërtimi nga e para i saj, qoftë dhe krejt identitike me ndërtesën e shkatërruar, në rast se ajo ndërtesë identike ngrihet diku gjetkë, ta zëmë andej nga Kombinati i Tekstileve apo nga Varri i Bamit, apo kudo tjetër qoftë?

Jo, dhe jo-ja është e plotë për shumë arsye thelbësore.

E para që do të thuhej do të ishte që një objekt nuk mund të jetë po ai, edhe nëse është i ngjashëm me vetveten, nëse ai zhvendoset nga një vend në një vend tjetër. Kush ka pak njohuri, qoftë edhe të përcipta nga logjika formale e di parimin e njohur se dy objekte identike të vendosura në dy vende të ndryshme nuk janë të njëjtat, pikërisht sepse ndodhen në dy vende të ndryshme. Kuadri urbanistik ku ata ndodhen i bën të ndryshojë estetika, vlera, kuptimi i tyre, sepse e veçanta merr kuptim vetëm brenda së tërës. Është njësoj ta zemë sikur shprehjen «Mot më shumë», ta heqim nga një fjali tjetër dhe ta vendosim te fjalia: «Nuk patëm, megjithatë, aq shumë humbje jete për 1 mijë banorë nga COVID-19. «Dhe kësaj shprehjeje t’i ngjisim fjalët: «Mot më shumë», të marrë nga një shprehje tjetër, ta zemë nga fjalia: «Sa të mira pjeshkët sivjet!» Këtu ka një ngatërrim logjik që mund ta bëjë një këngëtar, ta zëmë. Ai pasi këndon në skenë, në shtëpinë e tij këndon edhe në wc, duke thënë : «Çfarë rëndësie ka se ku e këndoj këngën time, e njëjta gjë është ajo, pavarësisht vendit ku këndoj!». Dhe fansat e tij kënaqen njësoj, edhe kur e dëgjojnë atë në salla të mëdha, edhe kur ndodhen pas derës së wc-së! Po ashtu, ka një ngatërrim të gjinive të artit, çka në mënyrë të dukshme mund ta bëjë vetëm një amator. Një pikturë mund ta zhvendosësh dhe ta ekspozosh nga një ekspozitë te tjera, mund ta vendosësh në dhoma të ndryshme të banesës, madje mund ta varësh në cepa të ndryshëm rrugësh, ku të dëshirosh. Sepse ajo është e shkëputur nga mjedisi real rrethues, meqë është me dy përmasa, kurse realiteti përreth me tri përmasa. Me një skulpturë mund ta bësh, por edhe mund të mos mundesh ta bësh që, duke i ndryshuar vendndodhjen, ta mbash me kuptim të njëjtë si më parë. Mund ta bësh deri diku, por nuk mundesh ta zëmë skulpturën e Nënë Terezës, si monument, ta zhvendosësh pa e përdhosur te rrotullimi i rrugës që ndan Rinasin me rrugën drejt Fushë-Krujës!!!

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do aplikohet votimi elektronik? Tre skenarët e propozuar nga KQZ

Kurse një ndërtesë kurrsesi nuk mund ta zhvendosësh, duke pretenduar se është e njëjta kudo që të jetë. Mund ta realizosh këtë, nëse e zhvendos me teknika që lidhen me vendosjen e saj në platforma me rrota, nëse rrezikon të dëmtohet nga forca madhore atje ku ka qenë, pra për ta ruajtur të ndërtuar me materialet origjinale që ka, por jo ta prishësh, dhe pastaj të thuash se po e ruan atë për vlerën që ka, duke e degdisur andej tutje nga periferia. Sepse në rastin e ruajtjes së vërtetë të një ndërtese të zhvendosur sikurse është materialisht, në një vend tjetër, këtë e bën sepse e ke vlerësuar atë në maksimum, kurse në rastin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar pretendon se do ta bësh, pasi ke thënë një mijë të zeza për të! «Dopolavoro», «tallash», «kazermë», «pishinë», «depo minjsh» etj. Çfarë ruajtjeje identitike do t’i bësh asaj ndërtese në këto kushte, veçse duke e trajtuar atë si një ndërtesë të padenjë, të pavlerë, rrënojë që duhet të zhduket që andej. Dhe shihni : «Teatër për fëmijët», pra ku vetëm kalamajtë mund të luajnë! Kur konservohen ndërtesat e vyera, sa herë është e mundur, nëse nuk janë shkatërruar krejt, ato restaurohen, pra ruhen të gjitha ato struktura materiale që i qëndrojnë kohës, duke i plotësuar me riparime me materiale dhe struktura koherente e të ngjashme. Kurse rasti i ndërtesës së Teatrit Kombëtar nuk është fare ky! Ai thjesht u shkatërrua. Premtimi i rindërtimit identik të tij gjetiu, për «kalamajtë», është përdhosja e dytë e ndërtesës. «Unë jam ai që të shkatërroj, por unë jam ai që edhe të rindërtoj, por në një vend tjetër, pra forca dhe fuqia ime mbi ty është e pamatë. Jam shkatërruesi dhe rindërtuesi. Të kthej në hi dhe të ringre nga hiri! Por në një vend tjetër.»

Një rrobaqepës i vjetër më priti dikur te salloni i tij. Copa ime ishte ndofta jo fort e madhe aq sa për të qepur një palë pantallona me finiturë me mansheta. Ai pa nga copa, pa pastaj nga unë dhe pastaj më tregoi këtë histori: «Ustai im më ka treguar – tha rrobaqepësi im – se dikush i kishte vajtur me një copë të pamjaftueshme dhe donte t’i qepte një kostum me tri pjesë. Pra edhe me jelek. Ustai iu përgjigj: «Posi more! Patjetër.»

I mori masën dhe i tha hajde pas një jave. Klienti u rikthye pas një jave. Ustai i dha pantallonat, i dha edhe xhaketën. Klienti e pyeti:

«Po jelekun???»

Ustai iu përgjigj: «Aty e ke, në xhep të xhaketës!»

Klienti futi dorën në xhep dhe nxori që andej një mikro jelek, rreth dy cm! E pa me habi ustain. Ky i fundit nuk priti:

«Jelek të thashë se do të të qep, jelek të qepa! Sa ishte copa, aq edhe janë përmasat e jelekut tënd zotëri.»

Kështu që mund të na ndodhë si me jelekun. Ndërtohet vërtet një ndërtesë Teatri, identike me të parën, por në miniaturë. Ta zëmë aty nga fundi i bulevardit «Zogu i Parë Dëshmorët e Kombit», me përmasa 1 metër kub dhe kalamaj që luajnë duke hipur në çatinë e tij drejt e në asfalt: Bëlldummmmm!

Të fundit

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Lajme të tjera

Web TV