Bah: Nuk ka shtyrje të dytë për “Tokio 2020”, mund edhe të anulohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i IOC-së pohon mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm. U bë Olimpiada e parë që shtyhet në kohë paqeje, por tanimë po rrezikon që të bëhet e para që të mos zhvillohet fare. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah, ka deklaruar se e pranon që nuk është e mundur që të shtyhen sërish Lojërat Olimpike Verore të Tokios. Ai ka thënë se, nëse nuk mbahen vitin e ardhshëm, atëherë këto Lojëra duhet të anulohen.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që ishin parashikuar të mbahen këtë vit, janë shtyrë për një vit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”. Organizatorët kanë thënë se nuk kanë një plan për shtyrje të dytë. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka pranuar se do të jetë e vështirë të organizohet ngjarja më e madhe sportive në planet nëse nuk frenohet virusi. Ndërkohë, kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë ka thënë se varet nga zbulimi i një vaksine.
I pyetur për këtë çështje nga rrjeti prestigjioz BBC, Bahu ka thënë: “Për këtë pyetje, ne mbështetemi në këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ne kemi marrë vendim që Lojërat Olimpike do të organizohen në një mjedis të sigurt për gjithë pjesëmarrësit. Asnjeri nuk e di se si do të duket bota pas një viti, apo pas dy muajve. Kështu që duhet të mbështetemi te ekspertët dhe të marrim vendimet e duhura.” Lojërat Olimpike Dimërore janë parashikuar të mbahen në Pekin në vitin 2022, vetëm gjashtë muaj pas atyre Verore në Tokio.

Dhe Bahu e ka thënë se Abe e ka bërë të qartë se vera e ardhshme është afati i fundit për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në Tokio. “Unë mirëkuptoj këtë, pasi nuk mund të mbash përgjithmonë në punë 3,000 deri 5,000 njerëz në Komitetin Organizativ, – ka thënë ai për BBC-në. – Nuk mund të ndryshosh çdo vit kalendarin sportiv në mbarë botën. Nuk mund të mbash sportistët në pritje. Unë e kam një mirëkuptim për këtë qëndrim të partnerëve japonezë.”

Lexo edhe :  Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga Europa League për sezonin 2025/2026

I pyetur se sa i bindur është se do të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, Bahu është përgjigjur: “Duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. Është ndërmarrë një angazhim për organizimin e këtyre lojërave në korrik të vitit të ardhshëm.”

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

Lajme të tjera

Web TV